Nga Mitro Çela
Para meje një mesoburrë. Në buzë: cingaren. Me syze. I zeshkët. Diç shkruante.
-Ulu Mitro! Do punojmë bashkë. Do jesh gazetar në sektorin ekonomik…
-Nuk di të shkruaj. Jam ekonomist.
-Edhe unë jam inxhinier sheqeri…Gazetaria mësohet. Si puna e notit. Do punë. Do lexim. Shkolla? Ke mësues mjetra: Faik Konica. Fan Noli. Nonda Bulka. Librat i kemi në biblotekën tonë. Lart. Në katin e tretë. Marjana është edhe e bukur dhe e zgjuar! Qepju…nuk t’i kursen edhe librat e “verdha” të ndaluara, de!
Ditë më von. Ngjita një palë shkallë. Shtyva derën.
-Të kam pritur,-tha Marjana.-Kemi shumë libra. Të vjetra. Të reja. Të verdha. Rusisht. Italisht. Fërngjisht. Anglisht. Dritëro Agolli ka një huq të bukur. Merr libra duke më dhuruar një puthje. Nuk i kthen. Hallall! Ismail Kadarje lexon si rrufeja. Nuk di të mbajë libra. Huqin e Dritëroit e ndjek Xhevahir Spahiu “Jam poet,-thotë,- marr libra. Harroj ti kthej.” Me Paskal Milon, nuk matet asnjë gazetar me librat që merr. Me orë rri ne biblotekë edhe Shefqet Musarai. Këtu janë ulur edhe Javer Malo,-gazetari që u bë ambasador në Francë. Edhe Misto Treska-përkthyesi me shumë kilturë.
Mora “Llahutën e malësisë.”
-Nuk po e shënoj në “deftet”,- tha Marjana.
Ishte ky “sebepi”