Përbërësit:
3 kokrra domate
5 speca jeshil
2 thelpinj hudhër
5 lugë gjelle gjizë
3 kokrra vezë
kripë
piper i zi
piper i kuq
2 lugë gjelle vaj ulliri
Përgatitja:
Skuqni specat në një tigan të thellë me vajin e ullirit. Pasi të jenë zbutur pak shtojini 2 thelpi hudhër dhe pak kripë.
Më pas shtoni domatet e prera në kubikë dhe të qëruara nga lëkura, piper të zi, piper të kuq. Shtoni gjizën dhe i përzieni.
Më pas shtoni vezët me ngadalë në mënyrë që të mos priten nga nxehtësia.
Shërbejeni të ngrohtë.