Mediat: Neymar duhet të ndal aktrimin në fushë !

Nga Xheladin Zeneli

S’ka dyshim se ylli i fotbollit brazilian, Neymar është një ndër futbollistët më të talentuar në botë, por njëkohësisht ai njihet nga një pjesë e konsiderushme e opinionit të gjërë sportiv edhe si një aktor, manipulues dhe egzagjerues i rënieve dhe rrëzimeve në fushë .
Sjellja e tij absurde gjatë ndeshjeve po vërehet edhe gjatë Kampionatit të tanishëm që po zhvillohet në Rusi, ku mediat botërore po i kushtojnë vëmendje më shumë rënieve apo rrokollisjeve të tia teatrale në fushë se sa golave apo fitoreve të ekipit të Brazilit. Posaçërisht kjo u vërejt në ndeshjen e 2 Korrikut në mes Brazilit dhe Meksikës ku Neymar u shkel pak në këmb nga lojtari meksikan dhe sipas reagimeve të tia tepër egzagjeruese fitohej përshtypja se ky lojtar do të përfundoj në urgjencë të spitalit dhe nuk do të jetë në gjendje të luaj për nja 2-3 muaj të ardhshëm ?!!!. Por si me magji, Neymar pas një minuti u kthy në fushë a thu se s’kishte ndodhur asgjë, me ç’rast veprimi i tij ndikoi që ai të bëhet objekt humori në rrjetet shoqërore.
(shiko disa nga fotot e mëposhtne).
Si duket Neymar harron se ai po mban veshur bluzën me numrin e famshëm 10 të Kombëtarës së Brazilit , numër ky të cilët para tij e kanë mbajtur legjendat e jo vetëm të futbollit brazilian por atij botëror siç ishin Pele,Zico,Rivaldo,
Ronaldihno,Kaká etj. dhe çdo sjellje nën nivelin e tyre do të ishte poshtrim i para ardhësve të tij fotbollist dhe turp për kampionin e pesëfishtë-Brazilin.
Shpresojmë që në ndeshjen e radhës, Neymar do të sillet me përgjegjësi dhe me veprimet e tia nuk do t’a njollosë lojën e bukur të futbollit.

Xh.Z.
5 Korrik 2018