Ballina Histori TRIPTIK PËR SHTJELLIMIN E DHEMBJES APO UDHËTIM NGA KOHA E SOTME E...

TRIPTIK PËR SHTJELLIMIN E DHEMBJES APO UDHËTIM NGA KOHA E SOTME E DERI NË ANTIKË

(Shkrimi i pestë që e lexova nga Agron Iliriani)

Nga Brahim Avdyli – Zvicër

1.

Dhembja ime është një dhembje e veçantë. Ka shumë lloje të dhembjeve, por më madhja është kjo dhembje për çështjen kryesore e kombëtare, sepse me to nuk merret pothuajse askush. Edhe kur flet, të thonë ndoshta se po flet me ëndërra apo gjysëm në gjumë. Ndoshta ke luajtur edhe prej mendjes. Pjesa më e madhe është e lindur për punë, të cilët, i peokupon më teper se çka kishte dje për të ngrënë, e çka ka mbetur për sot apo për nesër, e shtruar në sofër.

Kur ndodhesh në oqeane apo detra, dhembja jote u ngjanë valëve të mëdha. Njëra tjetrën e shtyn përpara, rritet e shkon deri në pafundësi. Kush noton me anije të para apo të hershme nëpër oqeane, varet vetëm prej yjeve.

Atëherë, nuk kishte mjete moderne të lundrimit. Qytetarët e botës i quanin Yllirian. As shkrim nuk kishte dhe as nuk kishte klasa. Ishim të pandarë. Kur filloj të shkruhej pa hile, shkuhej Hyllirian.

Prej kësaj fjale që fillon me “Hy” ka rrjedhë fjala HYJI, pra vetë Perëndia, të cilin pakrahasimisht e adhuronim dhe na ndihmonte, edhe kur nuk kishim asnjë shpresë, pos shpresës në të madhin ZOT.

Kur u futë sherri midis njerëzve, filloj të shkruhej Illyrian, duke e ndërruar vendin e “Y”-së fillestare. Ata që shkruanin atëherë patën bërë mjaft të holla, sepse filluan që t`i shitshin gjërat e tyre, ndërsa ne e këmbenim mallin me mall e merrte njeriu ato gjëra që i kishte nevojë. Nuk vareshim aspak për të hollat. Ndërsa sot, çdo gjë varet prej të hollave. Nuk i intereson askujt cili ke qenë dje apo pardje e cilët do të jeni nesër. Sikur u intereson të gjithëve që të gjëjnë vendin e tyre në një shoqëri, e cila mbahet mirë, e të mos flasin për të kaluarën çfare ka ndodhur. Pra, të shohin para vetes, në vitet e ardhshme. Normalisht atyre që do të paguajnë, u intereson shëndetësia dhe puna, sepse përfitojnë…

Njerëzit u takojnë klasave. Pjesa më e madhe përcaktohet për punë, të tjerët për çështje të organizimit. Në çdo mbyllje të derës në një drejtim, nuk e dimë se prap ka një rrugëdalje. Duhet menduar se a ka një zgjidhje apo rrugë tjetër për të bërë, kur njëra rrugë përfundon.

Normalisht, kur të përplasesh për muri, duhet qetësuar e duhet të mendosh. Mendimi e jep mendimin. Ka një “derë” tjetër që hapet edhe pse nuk shihet. Ku ka një shteg të mbyllur, ka edhe një rrugë tjetër. Na është copëtuar atdheu dhe është ndarë në gjashtë shtete të vogla, të cilat prapë bashkohen në Europë, dhe e përbëjnë ate, sepse jemi në të njëjtin kontinent, të bashkuar një bashkësi të shteteve. Por të mos e harrojmë vetën një gjë: kur të jesh i vogël, të mëdhenjt të gllabërisin. Fqinjët tanë moti e kanë pritur këtë ditë. Prishet një shtet i madh e futemi pjesë-pjesë në një bashkësi shumë më të madhe të shteteve, ku i forti e dikton ligjin. Edhe me paqe bëhet “luftë” tepër e madhe, por quhet “politikë”, sepse interesi i dikton politikat e mëdha. Bluhet me paqe dhe këtu shuhet një popull i pambrojtur apo i vogël. Kjo “luftë” shkakton dhembje të mëdha.

Dhembjet që po i përjetojmë ne është coptimi i tokës sonë. Copëtohet në të gjitha anët toka e jonë amë, toka amtare, që ne e thërrasim “At-Dheu”, toka që e kemi trashëguar prej atit të parë. Të gjitha dhembjet që po i përjetojmë gjatë copëtimit të Atdheut apo e Mëmëdheut, në favor të atyre që rrinë gati në çdo kohë dhe zhvatin tokën apo pasurinë tonë me të gjitha minierat, përpunimit të metaleve e më të vlershmëve, si p.sh. hekurit, bakrit, aluminit, argjentit, niklit e arit, janë dhembje e milionave fëmijve tanë, të cilët kanë ardhur prej Zotit të Madh apo Perëndisë në jetë për këtë punë. Fëmijët tanë janë dhembje e veçantë dhe delikate, sepse ata nuk kanë faj dhe janë të Zotit, deri sa të rriten.

Ne jetojmë vetëm për këta fëmijë. Ari më i madh janë këta fëmijë, sepse brez pas brezi ecim me anën e tyre në një atdhé tonin. Vetëm ngushtimi i hapësirës sonë nga ata që dëshirojnë të na lënë pa shpirt ose të ikim dikund tjetër, do t`u reflektohet qinda e miliona herë më tepër brezave tanë. E ne, mendoj se nuk kujtohemi për shumë gjë, ndoshta vetëm për lëkurën e shpirtit, dhe, siç i thonë “leva e Arkimedit” ka mbetur dikund. Këtë levë duhet të dimë që t`a përdorim, nëse mundemi dhe guxojmë, sepse të parët e kanë gjetur heret me shkencë…

2.

Nga lashtësia vjetër pellazgo-ilire, e kemi dokumentuar emrin e këtij vendi si “Europë”, sadoqë të paturpshmit e të ashtuquajturës “greqi” e lidhim me disa glorifikime të rrejshme dhe nuk duhet të quhej “Greqi”, sepse është themeluar shumë vonë nëpër histori. Sot e mbanë një emër të rrejshëm. Dihet se gjuha shqipe ka lindur që prej fillimit, me një alfabet diellor. Dhe kultura e formimit të gjuhëve jamnaje ka filluar me 3500 vite para Krishtit. Prej alfabetit diellor, me “A” dhe “B”, jemi quajtur Albanë. Të gjithë qemë ilirë dhe pjesa më ditur, që prireshim nga yjet, që prej Azisë së Vogël e deri në Egjipt, Mesdhe e Evropë.

Përderisa gjuha shqipe ka qenë gjuha amë e gjuhëve të botës, nuk e di se si kanë mundur të lënë “gjuhën indo-evropiane”, si bazë, kur nuk ka gjuhë të tillë midis këtyre dy kontinenteve. Emri “europë” do të thotë në shqipe “e-u-ropa”, sepse është tokë e madhe. Në këmbë i gjallë nuk mund ta shetisësh, por me kali për disa vjet mundesh dhe duhet të keshë disa të tillë, sepse ata cofin duke vrapuar. Territori është shumë i madh. Të sillesh, të ropatesh, të shkosh nëpër vdekje e me vdekje anë e përtej saj, me mjetin e parë të udhëtimit, të cilin ta ka dërguar prej lindjes Zoti i Madh për skaj teje, pra kalin, që shkon me shpejtësi si fluturim, dhe është një masë e matjes për fuqi të bartjes e ngrehjes në fizikë, është vështirë. Të kalosh nëpër fusha, male, bjeshkë të larta me dëborë, është e kuptueshme se shpesh herë do të ecësh këmbë dhe të ranë këmbët copa, pra u lodhe dhe u rjepe, thua se “u rope”, “e-u-ropa”.

Ta lëmë Kadmin mënjanë, sepse ka ditur të shtojë nëpër qindra gjenealogji familjare, madje ti emërojnë me gruan iliriane fëmijtë e tyre e nipat “Europa” dhe “Ilir”, sikur e kemi origjinën nga ata. Nuk po futemi nëpër histori, sepse këtu do të na hakmerren qindra veta të cilët quhen “shkencëtarë” dhe i nxjerrin hamendjet e tyre, pra u pjellë mendja. Nuk na i merr mendja dhe mbeten ha-mendje të tyre. Na lënë nëpër një mjegull të dendur gënjeshtrash.

Duhet të vërtetohen tri herë vazhdimisht dhe pastaj të jenë teori shkencore. Pra, duhet të kenë përvojë, praksë, më parë. Dhembja e këtushme, në mestokë të izoluar, është përvoja e parë me trupin e jetës sate dhe provoshesh me rrahje të tmershme. Edhe kjo është praktika. Praktika është vërtetueshmja e teorisë.

Ne qemë ALBA-LONGA në Romë, së bashku me të tjerët deri në Angli. Kush mund të shpjegojë sot alfabetin diellor, përderisa ilirët (yllirët) janë kudo nëpër botë ?! Askush pra. Përralla thonë se janë këto, por ne, vetëm i bëjmë provat.

Po, po, unë po flas. E di se askujt nuk i flenë në mendje as ky ligjërim i imi. Thonë se Agron Iliriani është çmendur! E unë nuk u çmenda, por duhet të flas, sepse duket se historia flet “të vërtetën” e gënjeshtarëve të vet. Paraprakisht, flitet e pavërteta në lidhje me neve, albanët e vjetër ilir dhe shqiptar.

Një gjë dihet dhe “shkenca” nuk e pranon: gjuha shqipe është mileniume p. e. s., e pas saj është gjuha armene, më vonë hindishte dhe iraniane. Thuhet se “greqishtja” ka filluar me shkrimin minoenian, i cili nuk është “grek”. Edhe njëherë e përsëris se bota qe e mbushur dredha, përkundër nesh, që i faleshim Zotit të Madh: nuk gënjenim; nuk rrehnim; nuk vjedhnim; nuk shpifnim; nuk shpiunonim, nuk tradhëtonim; nuk vritmin, pos nëse e kërkonte këtë mbrojta. Mundësisht, duhej t`i ruanim paraprakisht fëmijët e gratë, atëherë pleqtë, e ata që mundeshim. Kurrsesi nuk mund të vriteshin ata që i ngritnim duart.

Njerëzit që u mbushën me dredha, u bënë me djallin. Djallëzorët qenë dhe janë të shumtë. Të tillët, që në fillim, i startuan gënjeshtrat varg e vi. Sikur gradualisht u zu “shkenca” e tyre me gënjeshtra e pak duket e qartë. Teoritë e tyre artificiale ishin kundër albanëve. Dukej sikur e shkatërruan kombin ilir e albanët e ditur, edhe me gjuhë, duke vjedhur prej tyre substancën gjuhësore me parashtresat, nyjet e prapashtesat artificiale, të cilat i shtonin nëpër faza. E futen një alfabet tjetër e ne e humbën alfabetin diellor. Ishin tri fise dhe njëra e zezë si futa. Pra, racë tjetër ishte. Dikur, në territorin që quhet “Greqi”, u botua vepra e parë e Homerit, “Iliada”, në vitin 546 e deri në 527 para Krishtit, me alfabetin e supremacisë dhe shqipes, pra alfabetin fenikas të Kadmit, e nuk e di nga e marrin të drejtën nëpër shekuj t`i thonë asaj “gjuha greke”, kur nuk kishte fare “grekë”, pos në origjinal “graët”, që janë gratë tona; nga romakët “gracchen”, e nga të huajt, sipas gjuhës fenikase “graicoi”. Nuk do mend pra se këtu ka një prapashtesë “greke” mbi fjalën shqipe dhe këto ishin gratë!…

Por, t`a lëjmë më një anë mitin për Evropën, të cilin e ka lansuar Kadmi; t`i lëmë tërësisht mitologjitë e lashta në qindra forma, në të cilën simbolizohet Evropa, e cila na vika “direkt nga Afrika”, përderisa qytetërimi antik, por edhe qytetërimi Evropian ushqehet keqas nga kultura orientale, në vend se të jetë nga këto anë, nga Gadishulli Ilirik, sepse shkrimet e vjetra e të gjetuara janë Lineari (drejtëvizori) A dhe B, më të lashtët në këto anë, shpjegohen përmes gjuhës shqipe, e jo të gjuhës “greqishte”. Deri në vitin 1000 të e. s. ishte gjuha shqipe plot me parashetesa, prapashetesa, e nyje, kur gjuha e ashtuquajtur “greke” u largua nga shqipja me revizionin e tretë…

E lëmë këtë çështje e marrim një tjetër. Druidët kanë qenë një popullatë ilire, por kanë qenë në Kontinentin e Europës, pra në Gjermani, në Francë e gjetiu, por edhe në Gadishullin Ilirik dhe Shqipërinë e sotme, deri në Azinë e Vogël. Emri “druidë” vie prej drurit të lisit, prej të cilit i pari është lisi i shenjtë, që i ka lëshur lénat apo lëndët me amidon, prej të cilit ka jehuar zëri i Zotit të Madh, nëpërmes fëshfërimës e zërit (zanit) nëpër lis (dushk e çarr). Prej tij janë marrë edhe lénat (lëndët) për ngrënie, sadoqë të idhta ishin, rreth 35`000 e deri në 10`000 vite p. K, në paleolitikun e hershëm. Ju çka të doni bëni, por “po”-ja nuk bëhet “jo” dhe anasjelltas. Lisin e shenjtë e kemi në bjeshkët e Tomorrit.

Po e marrin Strabonin, filozof dhe shkencëtar të kohës antike, i cili ka jetur në mesin e viteve 64-24 p.e.s. Në veprën “Geografia” i përmend tri kastat apo grupet sociale të ilirëve: bardët, vatët dhe druidët. Një shpellë druide është gjetur në malin Jahor, sot “Serbia”, sikurse e njëjta është në Francë.

A e kemi të qartë këtë punë?! A është Evropa e njejtë?…

Po e marrim një prej më të vjetërve “grekë”, Apianin, i cili ka jetuar 95-160 vjet të e. s. Ai na thotë në veprën e tij “Luftërat Ilire, libri X. 2” se ilirët janë më të vjetërit dhe se vendi jonë e mbanë emrin e Ilirit, birit të ciklopit Polifem dhe gruaja e tij Galatea (P.S. Kur thonë “çiklop” apo “ciklop”, kjo do të thotë “shumë i gjatë”, që nënkuptohen gegët, sepse janë shumë më të mëdhenj se toskët, të cilët i kemi vëllezër. Emrin e ka Polifem dhe është emër i burrit!) i kishin tre djem: Keltin, Ilirin dhe Galin. Popullatat që janë krijuar më vonë i kanë këta emra: keltët, ilirët dhe galët.

Këta ishin tre popujt e parë të pellazgëve,p(j)elarëve. E askund nuk ka pasur “grekë”, por vendas, të cilët e kanë përdorur Qylafin, Qeleshen e Plisin, e cila është një pjesë e denjë e traditës së veshjes së kombit të madh pellazgo-ilir dhe shqiptarë, sepse keltët e gallët nuk e përdorin prej kohësh, ndërsa ilirët dhe shqiptarët kanë qenë më të lidhur besnikërisht me Qylafin lab, Qeleshen dhe Plisin tradicional, si shenjë e Zotit dhe gjysma e vezës hyjnore, që bëhet nga leshi i bardhë i dhenëve. Këtë e shohim nga veshjet, nga qëndrimi i ulur, nga PLISI, të cilën e vëmë mbi kokë, gjatë mijëvjeçarëve, para Homerit me Plis të bardhë e pas Homerit. Madje Herën, që është Era e maleve tona e nuk është “greke”, e shohim me Plis të bardhë, si bashkëshorte e Zotit të Madh.

Nuk kanë ekzistuar as sllavët, deri te Bullgarët, të cilët e kanë zënë territorin e Trakës; nuk kanë qenë as në Turqi, sepse edhe ata u shumëzuan me të tjerët, por fis i tyre janë Bullgarët e Hungarezët; ndërsa “Serbët” janë artificial e jo komb, sikuse Rusët, e Rusët e tjerë të bardhë, që janë krijuar nga Mihal Artioti, me origjinë iliro-shqiptare, rreth shekullit XVI, prej perandorisë Bizantine, që i kanë prirë pellazgo-ilirët, e nuk e përmendin kursesi këtë fakt themelues…

Le të shikojmë një hartë të vjetër pellazge dhe do të shohim se në qendër të Gadishullit Ilirik janë Ilirët, të cilët i shkruajnë Illyrien e nuk ekziston askund “Greqia”; në drejtim të juglindjes është Gallata (Galatien); në drejtim të lindjes është Traka (Thrakien); në verinë e mesme të Europës kanë jetuar më shumë keltët, në Poloninë e sotme, edhe pse nuk na thuhet kjo gjë; në perëndim janë Galët (Gallien), në jugpërendim Iberët (Iberia), pjesërisht me keltët, ku është sot Spanja e Portugalia; Pas detit Adriatik e më afër se deti Mesdhe janë Etruskët, që lidhen prej Dadanisë së Turqisë e prej Dadanisë së Kosovës, prandaj quhet Toskana, në Itali; dhe në qendër të Evropës janë ALPET, më të lartat male.

Po e përmendim një fakt: në Alpet e larta kanë banuar edhe retët, që ishin kuretët e Evropës, pra kurtët, e kurtajt në Kosovën e sotme, që janë një shtresë sociale, ndërsa retët kanë qenë fis pellazgo-ilir prej Samotrakës. E Samotraka është quajtur shqip Samandraqi dhe ka qenë në Traki. Atje Kuretët kanë qenë ata të cilët e kanë mashtruar që të mos qajë me valle, shpata e vegla të tjera Zotin (Zë+ush=Zëri+ushtima=Zeus=Zëri i Zotit, kur ështe bërë Zot i Madh). Retët janë quajtur prej Venedikut e Alpet e mëdha deri në Graubynden të Zvicrës. Zvicra është quajtur tërësisht Retia. Ndërsa në bjeshkët veriore të Medies dhe detit Kaspik ka qenë fisi Kurti, Kurtajt, Kutoi (që i quajnë “grekët”, me “oi”!) dhe është përmedur nga Straboni, sepse kanë jetuar para shekullit të V p.e.s.

Nuk do mend se Trakasit qenë popull pellazgo-ilir dhe kanë folur shqip, siç është titulluar vendi i tyre fillimisht Jermania, e më vonë Gjermania/Germania nga fjala shqipe “jerma zjarrin përpara”, nga ilirët paeon të Maqedonisë, të cilët punonin në minierat e Dyseldorfit, Duisburgit e Dortmundit.

Dhe, Hiperboreanët janë banorët e Sharrit prej nga vinte era e fortë dhe e ftohët, e cila te ilirët është quajtur Borea=borë e ftohtë; është e ftohtë si bora dhe Sharri është mal i madh e bjeshkë me borë, në Iliri. Nejse, nuk po flas më tepër, sepse kjo gjë bëhet “bozë”! E boza është një pije e cila bëhet me miellin e misrit të bardhë, kur nuk ka pije tjera. Populli thotë: lere më, se e bëre bozë!…

T`a kishim përpara vetes edhe një fotografi të kohëve të vjetra, ose pikturë, do ti kishim parë galët me grup ushtarësh me shqiponjen dy krerëshe në gjoks, në njëren anë, dhe në tjetrën anë romakët. Do ta kuptonim se galët dhe keltët kanë qenë vëllezër të ilirëve, që prej fillimit, e janë grindur në mes njëri tjetrit, deri në kohët moderne. Nuk është e drejta me ate që fiton, por forca. Forca e ka djallin me vete. Në themelin e qenies sonë, ne, e luftojmë djallin…

3.

Pellazgo-ilirët janë nga origjina e tyre prej Gadishullit Ilirik, jo “Ballkanit”, sepse kështu kanë dashur disa politikanë të mëdhenj të Evropës t`ia mbulojnë gjurmët e të mos dihet se prej ku e kanë origjinën e tyre apo prejardhjen e këtij kontinenti dhe mbahen me gënjeshtra se “e kanë prejardhjen” nga Afrika e herë Azia, e jo nga mjedisi i jonë. Afrika nuk e ka racën tonë, e as Azia e Madhe e Lindja e Largët. Dihet Rumania, Iliria, Traka ilire, Pellagonia, Iliria e Azisë së Vogël dhe Troja; anasjelltas Gjermania e poshtme, Franca e Italia e përbëjnë truallin e kahershëm të banuar nga të ashtuquajturit “europianë”.

Straboni thotë se pellazgët thirreshin vetëm “pelarë”, siç e thot një mik i imi. Fjala e vjetër p(j)elar është nga gjuha shqipe e formuar nga përngjitja dy fjalëve njërrokëshe: p(j)el+ar. Këto fjalë të përgjitura do të thonë “Pjell arë / bën arë”. Lidhja e tyre shpjegon lidhjen e njeriut me tokën që ka, me atë pjesë toke që punon, pra me arën. E kam parë me sytë mi poshtë Dyseldorfit një njeri që kosiste bar në fushë me rrobe të bardha dhe e sillte kosën si babai im në livadh, duke e mpehë herë pas here kosën me gur zmeril (griha) dhe madje kam qarë shumë i përmalluar. Ne u ulën pranë dardhës së madhe në mes të livadhit për t`u qetësuar dhe burri i botës më tregoi se edhe ata nëpër fshatra deri vonë kishin folur shqip. Pellazgët apo p(j)elarët e kishin në radhë të parë familjen dhe i nevojiteshin rezerva ushqimore për të siguruar mbijetesën e tyre. Kanë qenë njerëzit më të lashtë ata që e kanë filluar të parët mjeshtërinë e punimit të tokës; kishim filluar punën e bujkut. Të ardhurit ishin të huaj dhe okupues.

Serbët nuk quheshin kështu, por servët dhe flet qartë për të qenurit e tyre “qytetarë të dorës së dytë” në Gadishullin Ilirik e në tërë rajonin e Ilirisë së vjetër, në një lëvizje në të djathë e në të majtë, poshtë e lartë, për të krijuar një vend, sepse nuk mund të krijonin asnjë shtet. Ishin të praptë e të pabesë, sa të vrisnin edhe babain e tyre. Po u them për të dokumentuar këtë thënien time se në një hartë të Gadishullit Ilirik, që i thonë “Ballkan”, nga arkiva britanike, në vitin 1885, na evidentohet Servia, jo Serbia. Është gjysma e dytë e shekullit XVIII-të koha e themelimit të saj si shtet, “multinacionale”, si Kosova…

Përpiqen të na i japin neve tiparet e përgjithshme islamike, e kjo është një fé, pra ka të bëjë me bindjen e njeriut, jo me origjinën e tij. Ne i kemi të tri fetë dhe asnjëra nga ato nuk është kundër njëra tjetrës, sodo që islamizmi e bënë thirrjen për t`i ndihmuar luftërat fetare. Ka ndonjë të ri nga ne i cili mashtrohet e vdes për ato, por e dimë se Serbia dhe Rusia i dirigjojnë këto luftëra. Rusia ka përplasje ushtarake me Turqinë; e ka fqinjë të rrebtë e anadollake që ëndërron t`a zgjojë edhe njëherë “perandorinë osmane” nëpër Evropë.

Brenda nesh kanë raporte të mira fetë dhe jemi të martuar me njëra tjetrën. Nejse. Po i ndërprejmë këto raporte. Do t`u kethemi piramidave.

Piramidat e Bosnjës janë dukshëm më të mëdha se sa piramidat e tjera nëpër botë. Kufiri i kulturës ilire dhe asaj europiane zhvendoset 12`000 vjet para qytetërimit botëror dhe më shumë se 17`000 vjetë para asaj që njihet si “qyterërimi helenik”, ndonëse tanët kanë qenë, sepse janë atje p(j)elarët apo pellazgët (pellgasët). Por më të gjërë se sa ata janë ilirët, me territor. Thjeshtë, kanë qenë arbanët, arbërit, avranitasit edhe në të ashtuquajturën “Greqi”

Europa e merr gabim këtë qytetërim falso e të quajtur nga gënjeshtarët për qytetërimin “helenik”, si më “superiorin” në antikitet, që nuk ka asnjë fakt se ka ekzistuar atëherë si “komb”, por kanë ndërruar emër. Piramidat në Bosnjë janë 20`000 vjetë para erës sonë dhe shkojnë përtej shkencës e diturisë. Pra, ne e kemi mbushur hapësirën e Evropës. E-u-ropa, shpjegohet me anë të shqipes, të lidhurit e njerzëve tanë duke kërkuar nëpër Europë zhvillimin e jetës, pra duke punuar arat e pa fund të Europës, arianët, raca e tyre e veçantë.

E, shikone o miq, unë u ropa, në këtë vend, në këtë kthinë, me këtë dënim, në mestokë. Ky është vendi që më rjepi shëndetin, deri sa u lodha prej rrahjeve, sepse askush nuk do t`ia tregosh të vërtetën. Kanë fituar para, kanë përse të japin kaq shumë të holla vetëm për të të këputur me dajak dhe për të mos e ditur askush origjinë e tyre. Kështu Kryedjalli i futë në ngatërresa të shumta, i dërgon mbrapshtë dhe i detyron që t`i përkrahin grekët, bullgarët, serbët e rusët, por neve të na mohojnë! Pse?! Sepse jemi baballarët e tyre!…

Çudi, për nderë, çudi! Mileniume e mileniume më parë jam i lindur unë, i rritur, i shkatërruar e plakur në punë, në luftë, në beteja, në rjepje. Poli-atika (politika) është një gënjështër e madhe! Sillesh rreth e rrotull për t`a marrë me dorë margaritarin, por ate e ruan gjarpëri apo insekti helmues, në mes të atij vendi. Të zuri gjarpëri apo insekti helmues e të hëngri, e ke deomos vdekjen tënde aty. Prandaj sillesh e sillesh rrotull e rrotull. Poli do të thotë shumë. Me politikë na kanë rrjepur, në luftë e kanë humbur. Tani, nuk jemi të përgaditur për këtë detyrë, e aspak për politikë. Na thonë se jemi “mësuar” dje, sepse kjo u shërben si fakt, me alfabetin e Manastirit, dhe nuk u “punon fiqiri” sepse më parë i kishin alfabetet tona, e më të parin alfabetin diellor. Përpiqen të na gënjejnë me “alfabete” të kundërshtarëve, si kjo e Kadnit fenikas, dhe gjuhët e tyre artificiale, si psh. gjuha latine, sllave, arabe, etj., e deri në ditët tona.

Ne kemi dhënë shumë prej vetes sonë, prej djersës, prej të mirave, prej arit dhe argjenit, që me nikelin nxirret prej tokave tona; prej pasurisë, prej tokës së lënë amanet nga babai prej babagjyshit, stërgjyshërit e katragjyshit, deri te i pari i jonë, prej gjenezës. Nuk na intereson me të vërtetë gjeneza e ndalemi çka na thonë armiqtë tanë, Kryedjali e të djallëzuarit nga bashkëkohësia…

Dihet se arbanët (arbërit), albanët, arbëreshët, avranitasit, arnautët, etj. janë një, por janë të shqepur nëpër botë. Mundohemi që të bëjmë një arë të arit apo të argjendit me punë, në të gjithë botën, e nuk mendojmë për të mbrojtur tokën tonë nga rrëmbysit e paturpshëm. Ecim pa vetëdije drejtë shpopullimit, drejt shkatërrimit, drejtë shpërfilljes nga etnia e jonë…

Një gjë le ta dimë: e kemi pasur në parahistori të gjithë Evropën dhe do ta kemi prapë nëpër duart tona. Mos ta humbim etninë, as gjuhën. Ç`them më tepër nga antika?! A është e mjaftueshme kjo?!…

Ndoshta!… Por, do t`u them tjera herë, edhe më vonë…