Më rastin e 242 vjetorit të Pavarësisë së Amerikës, lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka festuar në mënyrë tradicionale.
Ai është veshur si një kauboj, me një kapele tipike nga Teksasi.
Basha ka pozuar me ish-drejtorin e shkollës së policisë së Kosovës, në stendën e Teksasit, Steve Bennett.
Ai shkruan në Facebook se me Bennett është njohur kur të dy punonin në Kosovë pas çlirimit të saj.
“Me një mik të vjetër amerikan, Steve Bennett”, shkruan Basha. (Gazeta Express)