United States of America Shtetet e Bashkuara të Amerikës |
|||||
|
|||||
Moto: In God We Trust (Në Zot Ne Besojmë) | |||||
Gjuha | Anglisht | ||||
Kryeqyteti | Uashington D.C. | ||||
Forma e qeverisë | Republikë Federative | ||||
Kryetarë | Donald Trump | ||||
Zv. Kryetarë | Mike Pence | ||||
Sipërfaqja | 9.631.418 km² | ||||
Popullsia | 316.285.000 (2013) | ||||
Dendësia e popullsisë | 32 për banorë në km² | ||||
Prodhimi i Brendshëm Bruto
|
22.9 Mrd. USD
|
||||
Prodhimi i Brendshëm Bruto për banorë | 7.223 USD | ||||
Indeksi i zhvillimit njerëzor | (13.) 0,956 | ||||
Valuta | Dollari ($) USD | ||||
Pavarësia | 4 korrik 1776 | ||||
Himni kombëtar | The Star-Spangled Banner | ||||
Festa kombëtare | 4 korrik (Independence Day) | ||||
Zona kohore | UTC-1 UTC-10 |
||||
Kodi i internetit TLD | .us, .gov, .mil, .edu | ||||
Prefiksi telefonik | +1 (NANP) |
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (zakonisht të njohura si Shtetet e Bashkuara, Shtetet e Bashkueme, SHBA ose Amerika, anglishtUnited States of America) janë republikëfederale kushtetuese, e përbërë prej 50 shtetesh dhe një qarku federal. Vendi shtrihet kryesisht në Amerikën e Veriut, ku dyzetetetë shtete të ngjitura dhe Washington, D.C., qarku i kryeqytetit, ndodhen midis oqeaneve Atlantikdhe Paqësor, në kufi me Kanadanë në veri dhe Meksikën në jug. Shteti i Alaskës ndodhet në veriperëndim të kontinentit dhe kufizohet me Kanadanë në lindje dhe Rusinë në perëndim përtej Ngushticës së Beringut. Shteti i Hawaitështë arkipelag në mes të Paqësorit. SHBA-të gjithashtu zotërojnë disa territore, treva ishullore, në Karaibe dhe Paqësor.
Me sipërfaqe prej 9,83 milion km² dhe me popullsi prej 306 milion banorësh, Shtetet e Bashkuara janë vendi i tretë ose i katërt në botë për nga sipërfaqja, si dhe i treti sipas hapësirës tokësore dhe popullsisë. Shtetet e Bashkuara janë njëri prej vendeve më të spikatur për nga shumëllojshmëria etnike dhe kulturore, si rrjedhojë e emigrimit në shkallë të lartë prej shumë vendeve.[1] Ekonomia e SHBA-së është më e madhja në botë, me prodhim të brendshëm bruto (PBB, GDP) vlerësuar më 2008 në shumë prej 14,3 trilion dollarësh (23 % e PBB-së nominale të botës dhe gati 21 % sipas barazimit të fuqisë blerëse).[2][3]
Kombi amerikan u themelua nga trembëdhjetë kolonitë e Britanisë së Madhe, ndodhur përgjatë bregdetit Atlantik. Më 4 korrik 1776, ato nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, që shpalli pavarësinë e tyre nga Britania e Madhe dhe formimin e një bashkimi kooperativ.[4] Shtetet kryengritëse mposhtën Britaninë e Madhe në Luftën Revolucionare Amerikane, luftën e parë të suksesshme të kolonive për pavarësi. Kuvendi i Filadelfias përpiloi Kushtetutën e tashme të Shteteve të Bashkuara më 17 shtator1787; miratimi i saj në vitet vijuese i bëri shtetet pjesë të një republike të vetme me qeveri të fuqishme qendrore. Karta e të Drejtave, e përbërë nga 10 amendamentet e para kushtetuese si garanci e të drejtave dhe lirive themelore qytetare, u ratifikua më 1791.
Në shekullin XIX, Shtetet e Bashkuara fituan toka nga Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Meksika dhe Rusia, si dhe aneksuan Republikën e Teksasit dhe Republikën e Hawait. Mosmarrëveshjet mes jugut bujqësor dhe veriut industrial rreth të drejtave të shteteve dhe zgjerimit të institucionit të skllavërisë provokuan Luftën Qytetare Amerikane të viteve 1860. Fitorja e veriut parandaloi një ndarje të përhershme të vendit dhe çoi drejt përfundimit të skllavërisë së ligjshme në Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1870-të, ekonomia kombëtare ishte më e madhja në botë.[5] Lufta Spanjollo-Amerikane dhe Lufta e Parë Botërorekonfirmuan statusin e vendit si fuqi ushtarake. Më 1945, Shtetet e Bashkuara dolën nga Lufta e Dytë Botërore si vendi i parë me armë bërthamore, anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe themeluese e NATO-s. Fundi i Luftës së Ftohtëdhe shpërbërja e Bashkimit Sovjetik e la SHBA-në si superfuqinë e vetme. Afro 50% të shpenzimeve ushtarake të rruzullit bëhen nga Shtetet e Bashkuara, që vazhdojnë të jenë forcë drejtuese ekonomike, politike dhe kulturore në botë.[6]