Ballina Shëndet Mungesa e ëndrrave, problemet shëndetësore që shkaktohen

Mungesa e ëndrrave, problemet shëndetësore që shkaktohen

Mungesa epidemike e ëndrrave është një tregues i disa problemeve shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e gjumit. Ky është konkluzioni i një studimi të vitit të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org.

Sipas tij, problemet në fjalë kanë lidhje me fazën REM (lëvizja e shpejtë e syve), gjatë së cilës njeriu ëndërron.

Rëndësia e gjumit të thellë

Në këtë fazë, sytë lëvizin me shpejtësi të madhe, ndërkohë që i gjithë trupi futet në një hapësirë relaksi dhe qetësie që e pengon të lëvizë.

Kjo fazë e gjumit është e rëndësishme dhe jo vetëm për ëndrrat.Gjatë saj, truri dhe trupi rimëkëmben nga problemet e ditës dhe bëhen gati për një performancë optimale të nesërmen.

Ëndrrat pengohen nga një sërë faktorësh siç mund të jetë alkooli.

Alkooli mund t’ju vëjë në gjumë, por do t’ju dalë shpejt pak orë më vonë. Në këtë mënyrë, trupi dhe truri kapërcejnë fazën REM.

Faza REM mund të ndërpritet edhe me konsumin e një gote verë.

Të njëjtin efekt kanë medikamentet kundër depresionit, sëmundjeve të zemrës, Parkinsonit dhe dhimbjeve të përgjithshme.

Problemet që lindin nga mungesa e gjumit dhe ëndrrave:

Mungesa e gjumit të thellë nxit shtimin në peshë.

Sipas të dhënave, pagjumësia shkakton vështirësi në përqendrim, nervozizëm, ankth, iluzione dhe haluçinacione.

Ekspertët thonë se mbipesha, sëmundjet kardiovaskulare dhe humbja e kujtesës janë të lidhura fort me mungesën e ëndrrave dhe gjumit të mirë.

Studime të tjera mbi këtë çështje thonë se mungesa e ëndrrave dhe gjumit të thellë nxit reagime inflamatore të ndryshme.

Ekspertët thonë se, zgjidhja qëndron në mos konsumimin e substancave të ndryshme para fjetjes, gjumit të mjaftueshëm, ekspozimit të pakët gjatë dritës në mbrëmje dhe mundësisht heqjes së alarmit.

Sipas tyre, melatonina është një substancë e rekomandueshme për optimizimin e gjumit dhe ëndrrave, sigurisht pas konsultës me mjekun.