Homazh i përjetshëm për Fatos Mero Rrapaj

Nga Namik Selmani – Amerikë

Kisha kohë që e bluaja këtë shkrim. E nuk doja që të më dilte vetëm një shkrin që ma nxirrte çasti pasionant, dita, por doja ta masja atë në të gjithë qelizat shkronjore me më të mirën që mund të më nxirrte dora. Edhe pse me dhimbje të shumëfishta në trupin tim në ndërgjegjjen time që bëhet pjesë e mëkatit të përbashkët për kujtesën e pakët për njerëz që i kanë dhënë kaq shumë kombit tonë e në rastin konkret Çamërisë E në këto hapa, m’u kujtua me zë dhe me figura dialogu që bënte i madhi Sandër Prosi në rolin e Dhaskal Todrit me Tunxhin( Bujar Lakon) në atë rrugëtim shkronjor nga Allemania në Shqipëri: “Do duhen këto shkronja, o Tunxh, që të shkruhen këngët që ka kënduar babai yt!” E Fatos Mero Rrapaj që vdiq në një moshë të thyer duke lënë pas një punë faustiane ishte një Hambar diturie jo vetëm për një familje, po për mbarë kulturën kombëtare atë labe e sidomos asaj të Çamërisë.

20 vjeç djalë shkoi partizan.Partizan i Brigadës së Pestë Sulmuese. Partizan i thënçin sepse atje ai hapi udhën e jetës së një folkloristi të shkëlqyer . Mbante fletore e shënonte të gjithë vendet ku kalonte. Mos e kishte bërë Zoti këtë njeri që të bënte atë punë hyjnore që bëjnë vetëm njerëz të jashtëzakonshëm me durimin e mbarësinë e një blete?!! E që nga viti 50 e deri para pak vitesh gati për më shumë se 5 dekada ai ishte Mjaltari i madh i pasurisë gojore të Çamërisë. Kishte lindur në Gumenicë. Në Gumenicë të Vlorës e jo në Gumenicë të Çamërisë prej nga me shekuj avulloret e shumta shkonin në Mesdhe e në botë me lëkurat e deleve të Çamërisë, me vajin e ullirit, me portokallet e merrnin që nga Evropa kripën e rrobat e bukura të Evropës Për atë shërbim të madh që i bëri Çamërisë të gjithë e quanin çam. Miqtë më të mirë kishte çamët Gumenica, vendlindja e Fatosit, mban rreth 2 orë nga xhadeja që shkon nëpër gjurmën e Shushicës. I kishte treguar së gjalli një miku kur kujtonte luftën partizane në Brigadën e Pestë sulmuese. se si kishte nisur ose më mirë ishte ndezur lufta vëllavrasëse në Dukat. Nuk i hiqej nga mendja vrasja e një ballisti, kot së koti, duke mbushur ujë. Dhe sytë e Fatosit nuk mund të gabonin lehtë edhe pse ishte i ri/ Dhe si Kalorësi më fisnik e më i fortë e nisi udhëtimin e tij kërkues që nga Pirrua i Epirit , te Skënderbeu, te Ura e Artës Çdo krijim do ta shoqëronte me të dhëna të shumta e askush nuk mund ta kundërshtonte atë nga ana shkencore As aherë e as tani ku as që bëhet fjalë jo më me individë të veçantë, po as me ekspedita super të paguara të bëjnë punën që bëri ai Aso kohe nisi të mblidhte folklor, histori, këngë, emra rrugësh, fshtarash, tregime, gojëdhëna në disa variante, gjithçka të bukur të Jugut e sidomos të Çamërisë. I thoshte mikut se si ikte me javë e muaj të tëra nëpër krahina, sidomos në jug, për të mbledhur gjithçka që bënte histori, identitet.. Pak më vonë do të dënohej për idetë nacionaliste.. O zot, se çfarë mëkati. Ai që donte të lexonte me shkronja shpirtin e dhembshur të shqiptarit duhej të kalonte ditë në qeli. Në vitet 60 i thanë të bëhej drejtor i Muzeut të Vlorës kur i kishte mbushur me qindra e mijëra faqe të mbledhura.të skeduara.
Dhe ai tha: “Joo, unë nuk dua të mbyllem në kuvlinë e zyrës.Nëse futem aty nuk shkoj dot të bëj atë që kam nisur” Ec e gjej sot të tillë njerëz që bëjnë sa e sa konkurse të stisura që të marrin një zyrë një makinë , një sekretare, më shumë para. para modestisë së Fatos Vlonjatit E kur vdiq në atë ditë pranvere në Vlorë atje në shtëpinë e tij në Çole ku edhe kishte filuar që së gjalli harresa , nuk shkoi asnjë nga kademikët që sot mbushin presidiumet, zyrat me ngrohje e ftohje sipas stinës dhe referatet e tyre që paguhen jo pak në listëpagesat e shtetit Atij që kishtë e bërë më shumë se dhjetra akademikë. E pjesëtarët e kortezhit të gjatë ishin më shumë çamët e Vlorës që ishin dhe janë krenarë që e kanë patur mik të tyre. Dhe eci në rrugën që e ndërtoi vetë, Mbasi do ketë pasur në atë rrugë pasioni e De Radës në trojet arbëreshe. Të Kostandin Kristoforidhit në Elbasan, të Arvanitasit Artistidh Kola Po ai ishte vetvetja e askush jetër. Në supe mbante një magnetofon edhe ecte i papërtuar mes qindra familjeve që e prisnin Sikur gjenin vetveten, krahinën. Në vitin 1945 kuir në kufirin shqiptaro–grek kur çamët e bërë vargan ecnin të drobitur, gati kufoma në lëvizje ai mblidhte të dhëna të jashtëzakonshme. Jo si thashethemet e bëra si lastarim kungulli po me ata që ishin autoktonë. E në secilën krijim të gjetur e të shkruar e më ej të incizuar ai vinte emrin e moshën , fshatin, qytetin Kur u botua libri “Fjalori Onomastik i Epirit” në krye të librit Ismail Kadare bëri një parathënie . Ishte njëlloj kurore për atë që e kiasjhte shkruar dhe botuar , për autorin e jashtëzakonshëm po edhe për Çamërinë . Edhe pse botimi ishte i një cilësie shumë të keqe. E rrallë Kadareja që të ketë bërë parathënie kaq të gjata për një libër qoftë edhe të miqve të tij më të ngushtë
Diku të libri “Rënkimet e Çamërisë” Kadareja shkruan ndër të tjera për punën e tij: “Trojet ( came) që u janë mohuar, më saktësisht se në një hartë të hollësishme ata i kanë kënduar e përshkruar në vjershat e baladat e tyre me një reliev të habitshëm”

Dy profesorë të mençur e të paharruar pati në jetën e tij Usta Fatosi i pari ishte Panajot Gjiknuri. Mësues dhe patriot. E gjithë Labëria këndon po ai i futi dëshrën për të bledhuir këngët e krahinës . Vonë kur ai bëri shumë punë ishte Eqerem Çabej qe e nxiti e përgëzoi e mësoi dhe ia rriti fuqinë e tij. Madje ishte pikërisht Profesor Çabej që i kërkoi që ai të merrej me folklorin çam se ai mund të bënte atë nëse nuk e bënte dikush. Nisi me korpusin e folklorit shqiptar “ Hylli i Dritës’ dhe “ Visaret e kombit” Kujton se
“Lahutën e Malsisë” e mësoi përmendësh. Diku do të shkruante : “ Më është krijuar bindja se folklori është bibla e kombit. Kodiku i Artë ku duhen drejtuar sytë e të gjithëve e për ta kukltuvuar identitetin tonë etnokulturor”
Në vitin 1945 Vlora ishte një nga qytetet që pati më shumë ardhje të çamëve të dëbuar nga Greqia. Pasioni i tij bëri që të shkonte në shumë familje për të mbledhur thesarin e tyre folklorik. Natyrisht duke dëgjuar për vuajtjet që ata kishin hequr iu rrit edhe më shumë urrejtja për ata shkaktarë të kësaj tragjedie. Mblidhte fjalë të urta këngë përralla
“Duke u përpjekur që të rikonstruktojë në një përmbledhje poetike të gjithë thesarin e gjërë shpirtëror të popullsisë çame , autori ka kryer në radhë të parë një akt patriotik me vlera të pamohueshme….Merita kryesore e Fatos Mero Rrapaj është se, duke u nisur të punojë për përmbledhjen e poezisë popullore çame ka patur një pikëshikim të gjërë.. Me këtë vepër përpara lexuesit tonë vizatohet e plotë fuqia kolektive e një popullsie heroike të talentuar jashtëzakonisht, të zgjuar, aktive , plot kolorit” Një vit botoi librin “Rënkimet e Çamërisë” Asnjë krijues apo folklorist nuk e konkurron dot në këtë punë. Edhe ky u botua dobët . me foto të venitura. I ngarkuar me dy kolona . Besoj se mes parasë së pakët dhe cilësisë ka fituar paraja. Edhe pse në asnjë qytet të Shqipërisë e të Kosovës nuk gjen dot asnjë libër prej tij ,askush nuk mori guximin dhe mirëdashës që ta ribotonte . As dhe sot. Këngë fjalë të urta, me emër e atyre që i kanë sjellë nga Çamëria Në një farë mënyre rënkimet e Çamërisë ishin dhe rënkimet e tij Në punën e tij ai ishte një institut pa godinë brenda vetes së tij për shkak të skedimit që ai i ka bërë etnografisë dhe vlerave folklorike të kombit në përgjithësi dhe asaj çame në veçanti Kur punon për kombin, kjo do të thotë se ke kryer me devotshmëri detyrën që të jep Zoti për të ardhmen e vendit tënd. Një i tillë që punën ndaj vlerave kombëtare e ka pasur si detyrim dhe përkushtim, ka qenë edhe Fatos Mero Rrapaj. Në vitin 1984 në shtëpinë e tij erdhi një letër e veçantë. Ishte një grup intelektualësh çamë që i dërgonin një letër falenderimi për librin “Rënkimet e Çamërisë”. Një profesor nga Franca Aleksandër Zoto me origjinë shqiptare e përgëzon Nga Kosova i shkruan Jahja Ahmeti që aso kohe punonte në Institutin Albanalogjik të Prishtinës
Galip Taho: “Ishte një veçanti për familjen e këtij personaliteti të letrave shqipe, por më shumë akoma për letrat e kombit në veçanti. Unë e kam njohur dhe kam biseduar, e kam pritur një natë në shtëpinë time dhe jam fjalosur me këtë njeri të urtë dhe të palodhur, me këtë burrë të vërtetë me cilësi shqiptare që sinqerisht duhet të them që në krye se është dhe mbetet i rrallë në genin shqiptar për punën që ka bërë.” Një tjetër çam vlonjat , Ruhi Xhani, edhe sot nuk e fsheh dhimbjen e tij Ai ishte një lab i vërtetë, po aq sa ishte edhe një çam i vërtetë, ai ishte një shqiptar i madh, po aq sa ishte edhe një akademik i shkëlqyer. Çanta e tij nuk mund të mbante më shumë materiale të hulumtuara dhe të vjela nga goja e protagonistëve që kishin çfarë i thoshin Fatos Mero Rrapajt, se sa koka e tij ishte një hambar i madh që mbante brenda saj një akademi të vërtetë të vlerave kombëtare në përgjithësi dhe ato të Çamërisë në veçanti. Sapo dikush e merrte vesh se kishte ardhur Fatosi i letrave të Çamërisë, nxitonte ta takonte e t’i thoshte gjithçka që dinte, se e mendonte studiuesin si një magazinë pa inventar që ai kishte brenda vetes. Nuk e di sa shqiptarë e kanë dëgjuar emrin e tij. Emrat e apostujve njerëzia i mëson më vonë, për të mos harruar kurrë. Fatos Mero Rrapaj i kushtoi gjithë jetën e tij mbledhjes dhe botimit të folklorit shqiptar, këngëve dhe fjalëve të urta të krijuar pikë-pikë nga zemra e popullit. Thonë se ato që ka mbledhur janë më të shumta se veprat që botoi sa ishte në jetë. I kishte rënë kryq e tërthor, si një apostull, viseve ku jetonin apo kishin jetuar shqiptarët, brenda dhe jashtë dy shteteve shqiptarë. Me një qëllim të lartë: mblidhte visaret shpirtërore të kombit të tij të shprehura në fjalën e folur dhe të kënduar, krijimi më i arrirë i trashëgimisë kulturore shqiptare. “ Dr. Luan Zyka, një studiues i kulturave bujqësore që jeton prej vitesh në Selanik të Greqisë, kur mori vesh ngjarjen e ndarjes nga jeta të Fatos Mero Rrapajt, menjëherë tha: “Unë e kam takuar vetëm një herë, në fund të viteve ’80. Në vitet e studimeve të mia universitare në Greqi, kisha miqësi me një student grek me origjinë çame, i cili kur u ndamë më dhuroi dy kaseta me këngë çame. Këtë fakt ia kisha treguar një mjeku me origjinë çame që punonte në Universitetin Bujqësor të Tiranës ku unë isha pedagog. Një ditë mjeku më thotë se dëshironte të më takonte Fatos Rrapaj, mbledhës folklori, të cilin nuk e njihja. Nuk e harroj atë mbrëmje dimri kur më priste në takim atje te kthesa e Kamzës një burrë i imët, pakëz i kërrusur, me një çantë të madhe në dorë. Unë u vonova shumë, por ai më priste mes errësirës nën shi. Folëm për folklorin; unë i tregoja për këngët çame, disa prej të cilave i kisha dëgjuar atje në vatrat e tyre.
Ai më dëgjonte me sytë që i xixëllonin dhe më shtrëngonte duart. Nuk kisha parë njeri me pamje të tillë në jetën time. M’u duk si një engjëll ëndrrash i madhuar ndër vite nga puna e tij prej apostulli. Menjëherë vendosa dhe ia dhashë të dy kasetat me këngët çame. Nuk kisha kopje të tjera, tek ai do të ishin më të vlefshme dhe më të sigurta. Ai nektar këngësh ishte në duart e bletës, ashtu mund ta krahasosh Fatosin, që ashtu i imët si bleta kishte lindur për të mbledhur nektarin e shpirtit të popullit të tij dhe për t’na lënë veprën e tij të mjaltë. Një vepër vigane të botuar dhe pa botuar. Fatos Mero Rrapaj, apostull i shpirtit shqiptar”. Si fillestar e mori në fshatin e lindjes. Që në moshë të vogël doli partizan dhe me armë në dorë mori pjesë aktive në luftën kundër forcave nazifashiste. Megjithatë, pas çlirimit të vendit, u arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij kundër nacionalizmit e shovinizmit sllavo-grek.
Tërë jetën deri sa doli në pension ka punuar në punë të ndryshme të zakonshme, sepse talenti dhe aftësitë e tij mbetën të pavlerësuara nga strukturat drejtuese të ish diktaturës komuniste. Fatos M. Rrapaj, që kur ishte nxënës në shkollën e fshatit, në periudhën kur ishte partizan e më vonë, gjatë tërë jetës, iu përkushtua me mish e me shpirt mbledhjes së vlerave folklorike, onomastike e etnografike të të gjithë trojeve shqiptare, sidomos atyre të Çamërisë. Ka botuar disa libra, por të njohur në qarqet akademike e elitat shoqërore e artistiko-letrare shqiptare, e bëri vëllimi me rreth 800 faqe “Këngë popullore të Çamërisë”, i botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë në vitin 1983, me recensën dhe parathënien e shkrimtarit Ismail Kadare.
Ka bashkëpunuar me shumë nga organet letrare shqiptare për botimin e shkrimeve të tij, veçanërisht me revistën “Krahu i Shqiponjës “ që dikur do ta niste në Amerikë Bilal Xhaferri “Drita”, “Kosova”. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë LSHA). Pjesa më e madhe e veprës së tij ka mbetur në dorëshkrim si: “Proza popullore me rreth 3000 faqe,,” Këngë e prozë popullore” nga Kosova Mirdita, Kosturi Foloorina “Doke e zakone nga “Çamëria”, “Fjalë të urta nga Korça e Dibra”, “Anekdota popullore” në pesë vëllime etj., etj.

Për Fatos Mero Rrapaj mbetet përherë një gjë e pashkruar. Ai ishte një njeri që mbolli kaq shumë punë dhe dashuri për brezat.