Ballina Ravijëzime “Gjarpëri mbi shpinë”

“Gjarpëri mbi shpinë”

Nga Ilir KADIA

Ajo po më thosh se njëherë,kur ish e re, kish mbajtur mbi shpinë për një orë një gjarpër.
-E tmerrshme!Si ndodhi? – thashë unë i habitur.
Ajo më tregoi se në pushimet e shkollës mblidhte bimë medicinale, i mblidhte togje togje, dhe para se të kthehej në shtëpi mbasdite, i fuste në një thes të madh dhe i zbrazte në oborr.Rruga e kthimit ish gjithmonë një orë…
-Dhe?!-i kërkova unë thelbin e ngjarjes.
-Dhe një ditë kur e zbraza thesin, një gjarpër rrëshqiti dhe iku përtej gardhit.Kaq!
-Uau!!!!! Krejt e habitshme! E mbajte mbi shpinë dhe nuk pate frikë se të pickonte?!!!
Ajo më tha se, e para nuk e dinte që e kish mbi shpinë .Dhe e dyta gjarpri nuk të ngacmon po nuk e ngacmove.Nuk është si njeriu.
-Po,ke të drejtë!Gjarpri nuk është njeri!-i thashë unë ndërsa të kujtova ty…Ty që të mbaj mbi shpinë, e që hiqesh goxha burrë e… që kullon helm.