Gëzuar festën, Amerikë!!

Sot Amerika ka festën e Kombit. Një festë që ne e quajmë Festa Kombëtare. Në krejt Amerikën do të këndohet Himni, do të ketë festë, fishekzjarrë, koncerte. Gëzojnë të gjithë qytetarët e këtij shteti që janë edhe nga gjithë bota. Gëzojnë miqtë e saj në botë. Urimi im më i bukur do të ishin dy poezi që kane si kryefjalë Flamurin

Gëzuar!

Namik Selmani

Para flamurit amerikan

Mbi dru të fort direkun e rreh thekshëm flladi
Mbi të një flamur me yje puthet me tufane dhe shira
Në të prej kohësh kam vënë zemrën guackë kristali
E sytë e mi garojnë ditënetëve me vetëtima.

Aty më mbeti ëndrra e ndezur që është kaq e lumtur
Si një çek i shtrenjtë që secili e do ta ketë në xhep
Teksa direku kolovitet në një anije e busull
Me një kapiten në bash dehur nga kaltërsia që e pret.

E syri më merr përditë lulëzim dhe bardhësi bregu
Jam bërë pelikan që asnjë zjarr nuk më ka shrumbuar
Po zemra ime qënka vetë fitimtar e vënë te direku
Që këngës së marrë po i a mban një isoje të pambaruar,

Nuk e di kur e shkrova për të fjalët e lirikës së parë
Në ca ditarë kapitenësh lexova për jetë të tjera
E anija ecn mes dallgësh si në ca shpate të lartë.
Në sytë e i që ngrejnë vetëm bedena në kështjella

4 korrik 2018

Kur furtuna të më prekë.

Frymë amerikane
1.
Në këto maja të tokës qelqore
Në një lartësi të re qiellore dua veten ta mat
Në dritë vetëtimash
Një të nesërme këtu dua të ngrej për vete
Në këtë oqean
Që herë qengjëzohet e herë ngre dallgët si mal
Dua pafajësisht
Që shpirtin tim ta vë një ditë në kandar pa cene.
2.
Në këtë udhë yjore
Kapistallin dua që t’ia heq përherë Kalit të Erës.
Po s’dua të rrëzohet
Karocë e invalidit që i gëzohet fëmijërisht ditës.
Në detin e blerimit
Dua të vë një fjalëmençur si farë të blertë.
E në perëndimin prushndezur
Të ngjyej penën kur të më mungojë harku i dritës.
3.
Në këmbët e mia
Pulëbardhat po më kërkojnë të bëjmë një lojë puplore.
Lundroj në relike
Që shpalosin shekuj, vise e hapin Sëndykët e Kujtesës
Në këto udhë bredhëroj
Ku bardhësia bëhet Mbretëreshë pa kurorë.
E dua të më kallëzoni
Atë ëndrrën më të guximshme të gjyshit më të vjetër.
4.
E falmëni
Që s’di të belbëzoj të gjithë gjuhët e botës.
Që s’di
Të rrëfej gjithë dasmat, dashuritë a vdekjen egër.
Ja, këtu, në Bruklin
Si në qoshen më të nderuar të Odës
Dua të ngre dolli
Për gëzimin që të jep liria, puna dhe balli i menduar…