( e padëgjuar më parë)
Nga Arben Çokaj
Fishta kishte bërë pak bark, dhe një ditë duke dhënë meshën, një besimtar shkodran kishte marrë me vete djalin e vogël 4-5 vjeçar, të veshur me një këmishtë të gjatë deri në fund të këmbëve, por i kishte rënë pak ushqim në këmishë.
Dhe Fisht i thotë: Çfarë ke këtu? – duke treguar shenjën mbi këmishë. Përshesh me tamël, – ia kthen djali i vogël… Të bëftë mirë, i thotë Fishta.
Më pas, djali i vogël i bën me gisht drejt barkut të Fishtës, po ti çfarë ke këtu?
– Mut – ia kthen Fishta…
– O ty të bëftë mirë – ia kthen automatikisht djali i vogël… :p
(Këtë histori ma tregoi dje Tomë Mrijaj, dhe unë e shkruajta kështu si e mbajta mend, por historia mund të ketë detaje më shumë se kaq!)
(Marrë nga faqja e tij A. Çokaj në FB).