Nga Genci Nimanbegu – Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi
Marrëveshja e Shkodrës, të cilën sot e nënshkruan qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi për hapjen e kalimit të ri kufitar Zogaj – Skje, është lajm shumë i gëzueshëm, kjo për arsye se kalimi kufitar Zogaj – Skje është pikë e rëndësishme programore e Forcës dhe Shqiptarëve të vendosur!
“Faji është gjithmonë jetim” thotë fjala e urtë popullore – por, për atësinë mbi këtë iniciativë të suksesëshme do të ketë shumë kandidatë që do të lajmërohen!
Mirëpo, faktet janë edhe si me poshtë:
Marrëveshja mbi hapjen e kalimit kufitar Zogaj -Skje është edhe finalizim i një pike të marrëveshjes të 2015-tës të Forcës për këtë kalim të ri kufitar.
Gjatë vitit 2017 disa here kam bërë nisma drejtuar Ministrisë se PB, dhe më në fund Kuvendi miratoi përfundimet mbi Buxhet 2018, me të cilat kjo pikë u bë obligim i Qeverisë për të punuar në këtë drejtim!
Dua të falënderoj të gjithë që punuan për këtë iniciativë!
Për ne në Forcë ky është rast për festim! Por edhe motiv për të vazhduar edhe më fuqishëm në realizimin e qëllimeve tona politike.
Në fund, e kjo është më e rëndësishmja, që të gjithë dëshirojmë që ky kalim i ri kufitar të jetë për Krajën rikthim i shpresës dhe të zhvillimit.