Ballina Kulturë Dashuria dhe Margarita

Dashuria dhe Margarita

Nga Stefania Battistella – dy poezi:

Stefania Battistella, u lind nē 1989 nē provincēn e Treviso. Ka publikuar “Briciole di pensieri e di velluto”, (2010), “L’amore m’ha fatto fragile”, (2012), Primo giorno senza futuro (2014). Nē 2011 trasferohet nē  Romē dhe nē tē njejtin vit ftohet nē Festival Internazionale Città di Sassari  bashkē me Jack Hirschman, Paul Polansky, Beppe Costa e tē tjerē, ku merr pjesē nē reading poetike dhe vitin qē pason bēhet bashkēpuntore. Ështē e pranishme nē revistēn 2012 Reti di Dedalus. Nē dhjetorin e 2012 fiton Çmimin Internacional Città di Ostia per la Poesia. E pranishme nē disa antologji: Jackissimo, SignorNò!, Acqua privata? No, grazie, Hazara collaborative poems e nē katalogun e  Festival Internazionale tē Berlinit 2015. Nē  2012, 2013 e 2014 merr pjesē nē “Nisan Festival”, qē zhvillohet nē Galilea çdo vit.

Nē edicione tē ndryshme, i fundit nē  Venezia (2014), merr pjesē nē festivalin poetik internacional “Palabra en el Mundo. Si Presidente e shoqatēs kulturore Pellicano, bashkē me Beppe Costa punon pēr disa colana poesish e tregimesh.

 

Dashuria

 

duket si urrejtje

lëvizje e paformë

që justifikon çdo revoltë

kur arësyeja reduktohet

matematikë pa numra

 

 

Margarita

 

Si kjo lule mbyllet natën

disa nga flamujt e mi zhduken

në mungesë të dritës.

Duket sikur kjo mjafton

ta bëjë tokën të dridhet

e kështu, natyrisht,

parashikon të blindohet

kur errësira e terri

duke u spërkatur mbi bar

si zhiva mbi mermer

mbjellë shkëmbenj antipredh.

Si lulet që lindin në mure

këto flamuj gurësh

nuk valviten, as mbrojnë.

Të bërë shënjestër e vetme

e territ njerëzor

margarita që tashmë

mbeten të mbyllura

edhe ditën.