Ballina Kulturë SHFLETOJMË NUMRIN E RI TË REVISTËS “GJAKOVA PRESS…”

SHFLETOJMË NUMRIN E RI TË REVISTËS “GJAKOVA PRESS…”

Nga Prof.Murat Gecaj, publicist e studiues

1.
Një ndër mediat e shkruara dhe elektronike, që njihet në qytetin e Gjakovës e më gjerë, në Republikën e Kosovës etj., është Revista “Gjakova Press”. Atë e përgatit dhe e boton një redaksi, me kryredaktor kolegun e mikun e nderuar, Zeki Vehapi. Ajo shtypet në “Europint” dhe mbështetet për botim, pjesërisht, nga Kuvendi Komunal i Gjakovës. Deri tani, janë botuar, gjithësej, 112 numra. Përveç kapakëve, përmban 34 faqe të lustruara.
Revista në fjalë ka një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh, si në Gjakovë e qytetet tjerë të Kosovës, por dhe në Shqipëri e trojet tjera amtarë dhe në disporën shqiptare. Shkrimët, që publikohën aty, janë të gjinive të ndryshme dhe theksin kryesor e kanë atë atdhetar, por dhe me përmbajtje shoqërore, arsimore, kulturore, shkencore, letrare etj.
Jemi të ndërgjegjshëm, se meriton të shkruhet më shumë e më gjatë, për numrat e kësaj reviste. Ndërsa kësaj here po ndalemi vetëm në njërin prej tyre, pra në atë të marsit 2018. Atë na e dërguan, këto ditë, kolegët e redaksisë së Revistës “Gjakova Press”, përmes arsimtarit veteran dhe publicistit Ibrahim Hajdarmataj, nga fshati Zogaj I Malësisë së Gjakovës (Tropojë).

2.
Revista nr.112 hapet me shkrimin: “Hero i Kosovës-Përmet Vula, Elton Zherka, Ilir Soba, Sadedin Shehu, Bujar Roka e Hamëz Zymberi. Urdhërin e lartë “Hero i Kosovës” e dha Presidenti, Hashim Thaçi, sepse ata kanë treguar trimëri e kanë bërë sakrifica të shumta për lirinë e Kosovës. Ata ishin gjakovarë e ranë në pesë vende të ndryshme, por me një qëllim të lartë: Lirinë e Kosovës.
Siç dihet, një dukuri shoqërore e padëshiruar është dhuna në familje. Prandaj, në vazhdim, është botuar një shkrim, i cili flet se si asamblistët e Gjakovës bënë një tubim të jshtëzakonshëm, kushtuar kësaj plage. Për parandalimin e shërimin e saj kërkohet vëmendja e tëra institucioneve shtetërore, por dhe e familjes, shoqërisë civile etj.
Vend me rendësi zenë shkrimet informative: “Në 19-vjetjoorin e Brigadës137, të UÇK-së” dhe “Gjakova, pjesë e bashkëpunimit ndërkulturor, Kosovë-Mali i Zi”. Në vijim janë shkrimet, që tregojnë për jetën në qytetin e Gjakovës: “Gjendja e sigurisë, vlerësohet e qetë”, “Debat i gjerë për punën e Kuvendit Komunal”, “Cilësia e ajrit në Gjakovë” e “Qarkorja e Gjakovës”.
Në rubrikën “Shqetësime të pensionistëve” botohet shkrimi i Prof. Besim Këpuskës, “Ku jemi e ku po vemi?”. Po kështu, është shkrimi “Shënohet Dita Botërore e Ujit”
Në një faqe të kësaj reviste botohet shkrimi i Ferdorije Qerkezit-“Rrno për me tregue: “Rrëfimi i nënës, që lufta e la të vetme”. Për jetën kulturore-artistike flet shkrimi “Rugova e Hasit bëhet me qendër të kulturës”. Në vazhdim, janë shkrimet: “Tingujt e muzikës korçare, në Gjakovë” (Intervistë me Lorenc dhe Olja Shagla), “Myrvete Kurtishi merr çmimin për vepër jetësore”. Po me këtë tematikë, është shkrimi “Perlat shkodrane”, në Gjakovë” (Koncert me këngë të zgjadhura shkodrane, në Pallatin e Kulturës, “Asim Vokshi”, në Gjakovë. Akademik Mehmet Halimi është autor i shkrimit, “Dy vepra të vlefshme dhe të mirëfillta shkencore, pedagogjike e historike”, me autor Ragip Ballatën.
Gjakova është djep i hershëm i arsimit shqip. Për këtë, Prof.Dr. Masar Rizvanolli, në rubrikën “Arsimi gjakovar në shekuj-2”, boton shkrimin “Zhvillimi i arsimit shqip, në Gjakovë, deri më 1918”, pra deri 100 vjet më parë. Në vijim është në shkrim, nga Hajrullah Hana, me titullin “Në përvjetorin e lindjes së Akademikut Zeqirja Ballata”(Mbi pesë decenie krijimtari artistike-muzikore). Në rubrikën “Kujtesa” botohet shkrimi “Besa Imami, ruante një lidhje të fortë me Gjakovën”, e cila e dekoroi, më 2014, me titullin “Nderi i skenës shqiptare”.
Në faqen e fundit, të numri 112 të kësaj Reviste, në rubrikën “Humor” botohet “Rreth e rrotull Gjakovës” dhe në rubrikën “Pranverë e vonuar” është shkrimi: “22 mars 2018-Përshendetje nga Gjakova”.
Gjithashtu, në mes të kësaj reviste janeë katër faqe të ilustruara, në të cilat jepen reklama, për: pushimet verore, ndërtime të bukura, “KH Vlazënimi”(1955), materiale kancelarie e veshje etj.
…Në mbyllje, e urojmë dhe e përgëzojmë redaksinë e Gazetës “Gjakova Press”, me kryeredaktor Zeki Vehapin dhe dëshirojmë e shpresojmë, që ajo do të botohet rregullisht e me shkrime të bukur, gjithnjë e më të pëlqyer nga lexuesit, kudo që ata jetojnë!

Tiranë, 2 korrik 2018