Shumë studime tregojnë se konsumi i Coca Cola-s cdo ditë mund të ndikojë në shëndetin tuaj. Pa e vërejtur fare.
Ja një listë “simptomash” që shfaqen nëse pini Coca Cola në baza ditore.
Lexoni 5 problemet që shfaqen në rast se pini Coca Cola çdo ditë:
1. Rreziku nga kanceri;
Nuk po themi se do të merrni kancer nëse pini Coca Cola çdo ditë. Por, për shkak të prezencës së molekulave të benzenit në Coca-Cola dhe paketimit të tij, mjekët rekomandojnë që të qëndroni në 1 kanaçe në javë për të zvogëluar rrezikun e kancerit.
2. Probleme me zemrën dhe tensionin;
Një nivel në rritje i kolesterolit të keq rrit shanset për një sulm në zemër. Nëse pini vetëm një kanaçe Coke në ditë, tashmë mund të filloni të vuani nga presioni i lartë i gjakut.
Dhe gratë që konsumojnë këto sasi të Coca-Cola kanë më shumë gjasa të zhvillojnë diabetin e tipit 2.
3. Probleme me lëkurë;
Pirja e Coca Cola-s çdo ditë ka të njëjtin ndikim në lëkurën tuaj si pirja e duhanit. Konsumi i kësaj pije ka një efekt inflamator në trup për shkak të niveleve të larta të sheqerit. Dehidron lëkurën, duke theksuar pamjen e rrudhave.
Coca Cola përshpejton plakjen e lëkurës.
4. Obeziteti;
Pesha e tepërt nuk është një problem në vetvete, por rrit presionin në sistemin tuaj imun dhe kardiovaskular, si dhe nyjet dhe eshtrat tuaja, të cilat tashmë janë dobësuar nga mungesa e kalciumit.
5. Ankthi dhe stresi;
Së bashku me largimin e gjumit, ankthi është një efekt anësor i konsumimit të kafeinës. Çdo kanace e Coca Cola-s përmban të njëjtën sasi kafeine si një filxhan kafeje e fortë.