Nga Ibrahim HAJDARMATAJ – Kryetar i OJF “Mësuesi”
Shkrimtari Bajram Halil Gashi këto ditë doli para lexuesve me librin e tij ” Ah …Shqipni…Mos Thuj Mbarova! ” , të cilin ja dedikon legjendës së folklorit shqiptar Dervish Shaqes , Demush Nezirit dhe grupit Kosovar . Bajrami është me origjinë nga fshati Prigodë i komunës së Istogut Kosovë. Prindërit e tij u detyruan të lënë mall e vatan për t’u larguar dhunshëm për në Turqi , vetëm se ishin shqiptarë. Ata pranuan më mirë udhëtimin për në shtetin amë, në Shënavlash të Durrsit , në Shqipëri në vitin 1930. Bajrami ka lindur në Shënavalash në vitin 1946, i diplomuar me arsim të lartë gjuhë -letërsi. Ka punuar si mësues në disa fshatra të Kavajës e të Durrësit. Në vitin 80 u përfshi në grumbullimin e fjalëve të rralla të krahinave të Shqipërisë së Mesme dhe të Kosovës, vecanërisht të rafshit të Dukagjinit . Në vitin 2005-2009 ishte drejtor i shkollës së mesmë “Besnik Hidri” në Shënavlash ku dhe doli në pension .Në vitin 2006 bëri binjakëzimin e dy shkollave të Shënavlashit me shkollën e fshatit Vrellë,Komuna Istogut Kosovë. Boton vazhdimisht në shtypin periodik në Tiranë dhe në Prishtinë. Në vitin 2013 botoi librin me titull” Një shekull në udhën e dijes”,kushtuar 100 vjetorit të hapjes së shkollës së parë shqipe në Shënavlash.
Libri ” Ah…Shqipni..,Mos Thuj Mbarova!” ka si redaktor shkrimtarin Kadri Tarelli i cili ka punuar me mjaft mjeshtëri . Ky libër i kushtohet familjeve Kosovare , që u persekutuan , u përndoqën , u keqtrajtuan nga shovënistët serbo – malazez vetëm se ishin shqiptar. Individëve të vecantë të komunave Decan Pej dhe Istog , të cilët në aksionin famëkeq të dimrit të ashpër 1955-1956 , lanë fëmijë, shtëpi e katandi , lanë gjënë më të shtrenjë Atdheun.
Ai ja kushton djlmoshave të Kosovës që ende pa dirsur mustaqe dhe pa vënë brisk në faqe , erdhën në shtetin amë në Shqipëri për tu shkolluar . Ky ja kushton prindërve të tijë që vdiqën me sy hapur nga Kosova dhe si pa njeri. Libri i kushtohet Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit të cilët përmes këngëve të tyre shpirtin, ndjenjat, emocionet, jetën ja kushtuan Kombit dhe Kosovës. Këngët e tyre për një gjysëm shekulli bënë që të verbërve u a sollën shikimin të shurdhëve ja u sollën dëgjimin. Këngëet e tyre ishin rilindje.
Libri është i shkruar me 15 kapituj , 364 faqe me ese tregime foto të personazheve skica dhe pamje të aktiviteteve të ndryshme .
Libri shpaloset : “Oda e burrave ,vatër e Shqiptarisë ” ku autori tregon se i vetmi institucion për shqiptarët ku u rruajt tradita, zakoni , fjala ,besa e burrnia, atdheu dhe flamuri ishin odat e burrave. Në të u mbajt dhe u ruajt shqiptaria . Në këto oda përher në të njëjtin vënd kanë qëndruar pushka e lahuta . Ato kanë plotësuar njëra-tjetrën . Kur pushonte pushka vazhdonte lahuta.
Shkrimtari i mirënjohur Zeqir Lushaj citon:
” Vet’e e gdhenda me dru mali”,/
n’derë të Shpellës së Bac Bajramit…”.
Fatime Sokoli është cika e parë e malësisë që kapi ciftelinë në dore plot guxim e vetdije dhe hyri në odat e burrave .
Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Viron Kona shkruan “Ju dua më shumë se veten” , ku i kushtohet një vëmëndje të vecantë personazhit Sadulla Zendeli-(Daja) të cilin e ka njohur prej vitesh nga afër i cili ishte dëbuar nga vendlindja nga fshati Sermnovë i Gostivarit në vitin 1957 i cili sot në moshën 80 vjecare rëfen me dhimbje e nostalgji . Do të bëjë kullën dhe odën e miqve. Do pres e do të përcjell miq e shokë si dukur që bënte nëna dhe babai, do të kem oxhakun me dru ku të mblidhemi reth tij , ku të dëgjonim tregime dhe histori legjendare , ngjarje , rënqethëse dhe ndodhi që sot e kësaj dite i kujtojmë me dhimbje .
Historiani Shefqet Can Hasi tregon se në djegjen e fshatrave të Kosovës se Nikolla Pashiq pati pranuar hapur në Paris se qëllimi i qeverisë së tij ishte shfarosjen e shqiptarve.
Shkrimtari Qemal Sakajeva shkruan se Braun , drejtor i televizionit gjerman të Berlinit në studion Dojcevele ka thënë: “Di që komunizmi sovjetik ka qënë më i frikshmi, por kam dëgjuar, se socializmi shqiptar ka qënë më i keqi”.
Dervish Shaqja kishte ikur nga vdekja dhe kishte hyrë në jetë. Zemrën e ktheu në sharki , sharkinë e ktheu në erë. Fjalën në zë , zërin e ktheu në Piskamë. Piskamën e ktheu në kushtrim, kushtrimin në pushkë.
Në odën e burrave , Dervishi shef dhe dëgjon gojëtar të urtë dhe rapsod popullor të cilës gjatë ligjëratave e bisedave dinë të dalin jashtë vetvetes,dinë të hapin zemra e veta , ndaj njerzve të pranishëm .
Foto: Shkrimtari Bajram Halil Gashi në studion e tij.
Foto : Libri i shkrimtarit Bajram Gashi.
Intelektuali Rasim Selmanaj nga Decani i Kosovës ndër të tjera shkruan se: ” Ata janë shum modest për veprën e babait të tyre . Shpendi dhe Alija të cilët u rritën pa dashurinë e babait,sikur po e ndjenin se po takohen edhe të atin të gjallë duke marë pjesë në festivale folklorike “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen ” , që mbahet cdo vit.
Kujtim Buza “piktor i merituar” në kujtimet e tij shkruan se Dervish Shaqja ishte mik i tre brezave piktorësh : 1 Abdurrahim Buza piktor i popullit,2 Kujtim Buza Piktor i Merituar, 3 Sokol Buza Piktor, ushtron profesionin e tij në Cikago të Amerikës .
Ndërsa Ibrahim Hajdarmataj nga Malësia e Gjakovës Tropojë shkruan : ” Artistët Kosovar na tërhiqnin si magnet , nga që ishim të përvëluar në shpirt për vëllezrit tanë në Kosovën Shqiptare. Kështu në punën e sipër u njoha edhe me Dervish Shaqen në qytetin e gurrtë në Gjirokastër, ku vazhdon tregimi i tij ” Loti i Dervish Shaqes…”
Mehmet Karakushi ndër të tkera shkruan: ” Dervish Shaqen në mjediset ku diskutoheshin problemet e artit , të kulturës e kam krahasuar me Ymer Rizën . Kjo ndodhte dhe kur ai këndontë këngë dashurie. Dervishi, në këngët e tij përshkruan femrën e ardhur dhe bukurinë e vërtet të saj. Femra shqiptare në këngët e Dervish Shaqes është shumë e bukur , me ti marrë ment” por është e shtypur nga forca e zakonit. Këtë situatë e paraqet te këngët :
“Moj e mira n’der të stanit”
“N’drras’të vekit, kush po kan”
“Moj e mira bardh’si bora”
Prof.dr. Murat Gecaj shkruan: ” Shpirtin e tij të trazuar, mallin e pa shuar për vendlindje dhe ndjenjën e pastër atdhetare , nisi ti shprehte vrullshëm përmes këngëve popullore të cilat sikur i sillnin qetësi e ngushëllim ,Dervish Shaqes.
“Kur ta kthyem, Kosovë,shpinën?!
E lam n’bor’e gjetëm dimën…!”.
Rexhep Alia , i Llukës së Kosovës në tregimin e tij shkruan se Ibrahim Hajdarmataj në një darkë në Zogaj duke pirë raki Dervishi ishte shprehur:” Kur e pi me qef rakinë më duket se jam kah pi tamël”.
Kur Demush Neziri në vitin 1991 ka shkuar në Llukë në shtëpi të vet në odën e burrave është pritur me ceremoni të vecantë. Ndër të tjera ai është shprehur me dhimbje : Më falni burra se kësaj rradhe nuk kam ardhur mirë . Shokun kolegun dhe jaranin tim të jetës , Dervish Shaqen smund e mora me vete.
Asllan Bajrami gazetar në TVSH nga Kosova shkruan se, për dekumentarin kushtuar jetës dhe veprës Dervish Shaqes sic e kanë vlerësuar emrat më të njohur të folkloristikës ndërkombëtare, ishte më shumë se një shkollë për të gjithë rapsodet e tjerë në Kosovë, vecanërisht në Rrafshin e Dukagjinit dhe në përgjithësi në veriun e shqiperisë.
Në përfundim kjo vepër do të ngelet në breza si njohës i mirë i veprës dhe i punës të pa lodhur të artistit të madh Dervish Shaqja .