Kylian Mbappe është bërë futbollisti i parë i ri (19 vjeçar) që shënon të paktën dy herë në një ndeshje të Kupës Botërore që nga viti 1958.
Talenti francez ndihmoi kombin e tij në një fitore të madhe ndaj Argjentinës me rezultat 4:3, duke shënuar dy gola në minutat 64’ dhe 68’.
Braziliani Pele, në botërorin e vitit 1958 si tinejxher kishte arritur të shënonte dy gola në fitoren 5:2 në finale ndaj Suedisë.