Nga Isa Breçani – New York
I këndojmë t’ madhit të gegënishtes
Legjendar At Gjergj Fishtes
Homerianit t’ kombit t’shqipes
I perjetshëm n’ trojet etnike.
Kush të njofti At Gjergj Fishta
Të sinqert dhe t’pa shibla
Për kombë t’vet i pa ngopur
Për ty fjalet s’kanë të sosur.
N’shkambë Troshanit
N’shkoza t’ kreshtes
Ka vëndlindjen e qendreses
Shikim t’mpreht e ballin gjanë
Vepra e tij diell e hanë.
I pelqente shumë malsort
Për trimni e besë të fort
Për fe t’vet e për Atdhe
Shoqi i Fishtes rrallë me le.
Atdhetar ky burrë i shtetit
Dhe kryetar i Alfabetit
Mrizi i Zanave dhe Hylli i Drites
Shumë i thej heshtat armike.
Me ty kombi korri fitore
Fishta -Lahuta-Permendore
Emri yt nëper vite
Shqiptarisë l’shon rreze drite
Gurëthemel i gjuhes Shqipe.
(I përjetshem kujtimi dhe nderimi për At Gjergj Fishten)