“Plaga”

Nga Ilir KADIA

Kur vritesha, duke luajtur me shokët me top, dhe gjaku përzihej me pluhur tek rridhte nga plaga e çarë, nëna më derdhte raki që më digjte. Oh, sa më digjte! Në shpirt! Ajo ma frynte vendin e plages por nuk ma lidhte!Nuk ja zinte frymën! Plagët që mbulohen qelben!Plagët duhet të marrin frymë! -thoshte… e thotë akoma dhe sot tek na i fryn…