Nga Petraq MILO
(ekonomist)
Ne artikullin ‘’ Ka një skenar për zbrazjen e Shqipërisë…..”, Artur Zheji, ngrinte disa pyetje, ndermjet te tjerave si : ‘’Pse nuk paska kapacitet Shqipëria te mbaje nje popullsi te vogel 3 milioneshe me dinjitet dhe standardin normal njerëzor “, si dhe ‘’ Sa janë të ardhurat e vërteta të Shqipërisë në naftë, krom, bakër, pyje, ujë të pijshëm, bregdet?’’, te thjeshta por me shume kuptim. Do te përpiqem qe te bej një analize dhe mundësisht te jap nje pergjigje mbështetur mbi llogaritjen e pasurive te vendeve te publikuar nga Banka Boterore ne vitin 2018 ne ‘’ The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’, Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon, and Kevin Carey, Editors, World Bank.
Pasuria e vendeve per koke banori eshte llogaritur si nje shumatore e pasurise nga : (i) kapitali fizik (i akumuluar), (ii) kapitali natyror ose pasuria natyrore, (iii) kapitali njerezor, si dhe (iv) asetet e huaja neto. Shuma e te kater kategorve shprehet po ne dollar per koke banori. Ne pasurine e kapitalit fizik (te akumuluar) perfshihen makinerite, paisjet, ndertesat, strukturat teknollogjike si dhe toka urbane. Ne pasurine natyrore perfshihen burimet energjitike, karburantet, gazi, qymyri, mineralet, toka bujqesore, zonat e mbrojtura, pyjet, etj. Ne kapitalin human perfshihen njohurite dhe aftesite si dhe eksperienca e forces se punes. Ne neto asete perfshihen kapitali i investuar ose aksione, si dhe forma te tjera te kapitalit financiar te zoteruar nga vendasit ne vende te tjera.Ne radhe te pare eshte me interes te shikohet se cila eshte pesha e seciles nga keto elemente ne pasurine totale si dhe krahasimi i vendit tone ne grupin e vendeve me te ardhura mbi mesataren. Vendi yne sipas klasifikimit te Bankes Boterore grupohet ne vendet me te ardhura mbi mesataren (upper-middle-income countries). Po te shikojme te dhenat per te gjitha vendet, pasuria totale per koke banori ne planetin tone eshte 168 580 Dollar, ku nga keto pasuria natyrore perfaqeson 9.4% te totalit, pasuria e kapitalit fizik perfaqeson rreth 26.6% dhe kapitali njerezor 64.4% te totalit te pasurise.
Eshte e qarte qe te zhvillohet dhe te prosperoj nje vend me rendesi te dores se pare eshte te rrise nivelin e kapitalit njerezor. Nisur nga ky klasifikim krahasuar me mesateren e grupit, Shqiperia ka nje pasuri per koke banori mbi dy here me te ulet. Me e theksuar eshte diferenca e kapitalit njerezor i cili eshte reth 3 here me i ulet. Ndersa pasuaria e kapitalit fisizik dhe pasuriar natyrore jane respekivisht 50% dhe 40% me te ulta per koke banori.
Grupet sipas te ardhurave | Totali | Kapitali i fizik | Kapitali natyror | Kapitali njerezor | Asete neto te huaja |
Shqiperia | 53 107 | 18 808 | 13 375 | 22 818 | -1 894 |
Te ardhura te ulta | 13 629 | 1 967 | 6 421 | 5 564 | -322 |
Te mesatarisht te ulta | 25 948 | 6 531 | 6 949 | 13 117 | -650 |
Te ardhura mbi mesataren | 112 798 | 28 527 | 18 960 | 65 742 | -432 |
Te ardhura te larta – jo OECD | 264 998 | 59 096 | 80 104 | 11 793 | 14 005 |
Te ardhura te larta – vendet e OECD | 708 389 | 195 929 | 19 525 | 498 399 | -5 464 |
Niveli boteror | 168 580 | 44 760 | 15 841 | 108 654 | -676 |
Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’, Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon, and Kevin Carey, Editors, World Bank
Me interes eshte gjithashtu te shikohet nje krahasim sipas zonave gjeografike. Shqiperia ben pjese ne grupin e vendeve te Europes dhe Azise Qendrore. Nga tabela e meposhtme, shikohet qe krahasimi i vendit tone me mesateren e ketij grupi e thellon me tej diferencen. Pasuria e vendit tone per koke banori ne kete grup eshte mbi 7 here me e ulet se mesatarja e grupit. Ne mesatare pasuria per koke banori e grupit eshte 10 here me e larte per pasurine e kapitalit njerezor dhe 6.5 here me e larte e kapitalit fizik. Ndersa pasuris e kapitalit natyror ose burimet natyrore eshte vetem 45% me e larte. Ajo qe eshte e rendesishme per tu theksuar eshte diferenca e larte qe ka vendi yne per sa i perket nivelit te kapitalit njerezor.
Rajonet gjeografike | Totali | Kapitali i fizik | Kapitali natyror | Kapitali njerezor | Asete neto te huaja | |
Azia Lindore dhe Pacifiku | 140 042 | 39 185 | 14 739 | 84 334 | 1 784 | |
Europa dhe Azia Qendrore | 368 233 | 122 870 | 19 377 | 227 581 | -1 595 | |
Amerika Latine dhe Karaibet | 138 294 | 32 569 | 25 347 | 82 750 | -2 372 | |
Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut | 158 892 | 23 984 | 70 137 | 54 871 | 9 900 | |
Amerika Veriore | 986 621 | 217 571 | 26 514 | 762 896 | -20 360 | |
Azia Jugore | 18 400 | 4 797 | 4 633 | 9 393 | -423 | |
Afrika Sub Sahariane | 25 562 | 4 017 | 9 225 | 12 680 | -360 | |
Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’, Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon, and Kevin Carey, Editors, World Bank
Ndersa, nje krahasim me vendet e zhvilluara europiane do te na lejonte te vleresonim peshen e faktoreve qe mundesojne nivele te larta te pasurise per koke banori ne raport me vendin tone. Si dhe per te evidentuar diferencen e madhe te kapitalit te prodhuar dhe kapitalit njerezor te vendit tone me vendet europiane. Nga tabela e meposhtme vendet europiane qe kemi seleksionuar jane vendet te cilat kane nje nivel te kapitalit natyror apo te burimet natyrore me te ulet se vendi yne, si Belgjika, Franca, Gjermania, Zvicra, Britania, Italia, etj.
Rajonet gjeografike | Totali | Kapitali i fizik | Kapitali natyror | Kapitali njerezor | Asete neto te huaja |
Shqiperia | 53 107 | 18 808 | 13 375 | 22 818 | -1 894 |
Belgjika | 645 969 | 211 873 | 5 013 | 404 997 | 24 086 |
Kroacia | 147 545 | 58 766 | 9 399 | 90 549 | -11 169 |
Franca | 641 707 | 223 830 | 11 109 | 415 851 | -9 062 |
Gjermania | 729 064 | 236 891 | 7 701 | 467 668 | 16 804 |
Greqia | 227 925 | 134 895 | 12 546 | 105 663 | -25 179 |
Hungaria | 165 519 | 65 561 | 6 623 | 102 557 | -9 222 |
Islanda | 825 857 | 270 963 | 8 980 | 733 612 | -187 717 |
Italia | 427 466 | 188 055 | 8 619 | 241 350 | -10 558 |
Lituania | 169 046 | 63 254 | 12 758 | 100 081 | -7 047 |
Luksenburgu | 1 288 607 | 359 386 | 8 938 | 861 629 | 38 654 |
Hollanda | 792 396 | 234 415 | 9 528 | 516 543 | 31 910 |
Polonia | 154 932 | 40 085 | 10 353 | 113 406 | -8 912 |
Portugalia | 274 453 | 117 409 | 9 189 | 172 163 | -24 308 |
Sllovakia | 213 211 | 70 364 | 7 381 | 147 386 | -11 919 |
Spanja | 342 470 | 142 821 | 10 298 | 215 593 | -26 241 |
Zvicra | 1 466 757 | 356 075 | 8 531 | 1 022 950 | 79 200 |
Britania | 647 694 | 193 456 | 7 592 | 457 223 | -10 577 |
Mesatarja e vendeve europiane | 538 860 | 174 594 | 9 092 | 362 895 | -8 897 |
Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’, Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon, and Kevin Carey, Editors, World Bank
Nje krahasim me vendin tone me mesataren e vendeve europiane tregon qe niveli mesatar i pasurise per koke banori eshte rreth 10 here me i larte, dhe se niveli i pasurise se kapitalit fizik eshte mbi 9 here me i larte. Ndersa diferenca e kapitalit njerezor eshte shume e theksuar, ne rreth 16 here. Nderkohe qe vendi yne ka nje nivel te pasurise natyrore per koke banori rreth 47% me te larte se mesatarja e ketyre vendve. Nje element tjeter qe eshte i rendesishme per tu theksuar ne strukturen e pasurise totale per koke banori. Struktura e vendit tone konsiston qe 35.4% te pasurise e perben kapitali fizik, 25.2% e perben kapitali natyror dhe 42.9% e perben kapitali njerezor. Ndersa ne msataren europiane struktura eshte 32.4% kapitali fizik, 1.7% eshte kapitali natyror dhe 67.4% kapitali njerezor. Ka vende si Gjermania dhe Islanda ku pesha e kapitalit natyror eshte ne rreth 1 % e kapitalit total. Ndersa ne vendet si Belgjika, Luksenburgu dhe Zvicra pesha e kapitalit natyror eshte me e ulet se 0.8% e totalit. Analiza krahasuese me vendet e zhvilluara europiane tregon se si pasuria totale e ketyre vendeve eshte shume here me e larte se vendi yne, dhe se elementet kryesor te pasurise se tyre jane kapitali fizik dhe ne menyre te vecante kapitali njerezor. Dhe se, kapitali i burimeve natyrore perfaqeson nje perqindje te vogel ose dhe te paperfillshme per disa vend ne strukturen e pasurise totale te vendve. Rasti i vendit tone, me nje nivel te ulet te pasurise per koke banori ne kushtet e burimeve natyrore te konsiderueshme, mbeshtet tezen e njohur te ‘’resource curse’’ ose e njohur si ‘’ paradox of plenty’’. Kjo teze i referohet nje paradoksi qe vendet e pasura me burime natyrore kane nje nje zhvillim me te ngadalte dhe nje shkalle demokratizimi me te ulet, nje rritje ekonomike dhe sociale me te ulet, si dhe nje performance me te ulet se vendet qe kane pasuri natyrore me te ulet por qe kane sisteme te konsoliduara te demokracise, te respektimit te se drejtes, etj.
Nje krahasim i fundit ne tabelen e meposhtme, do te ma lejoje te shikojme diferencen ndermjet vendit tone dhe vendeve te rajonit. Ne raportin e Bankes Boterore nuk ka vleresim per Serbine dhe Malin e Zi. Krahasimi me vendet e rajonit tregon nje ndarje te qarte ndermjet vendeve, dmth vendte si Shqiperia, Bosnja Hercogovina dhe Maqedonia kane nje nivel te pasurise per koke banori dukshem me ulet krahasuar me vendte si Kroacia, Greqia dhe Sllovenia.
Totali | Kapitali i prodhuar | Kapitali natyror | Kapitali njerezor | Ndryshimi vendet e rajonit me Shqiperine | Dendesia e popullsise | |
Shqiperia | 53 107 | 18 808 | 13 375 | 22 818 | 1.0 | 100 |
Bosnja | 40 486 | 13 842 | 8 992 | 20 243 | 0.8 | 69 |
Maqedonia | 52 210 | 18 969 | 11 416 | 24 770 | 1.0 | 81 |
Kroacia | 147 545 | 58 766 | 9 399 | 90 549 | 2.8 | 73 |
Greqia | 227 925 | 134 895 | 12 456 | 105 663 | 4.3 | 82 |
Sllovenia | 351 776 | 70 364 | 7 381 | 147 386 | 6.6 | 102 |
Burimi : The Changing Wealth of Nations 2018 – Building a Sustainable Future’’, Glenn-Marie Lange, Quentin Wodon, and Kevin Carey, Editors, World Bank dhe autori
Po te konsiderojme dhe nje tregues tjeter qe eshte ai i dendesise se popullsisie, vendi yne krahasur me Sllovenine me te njejten pothuajse dendesi, ka nje pasuri totale dhe kapital njerezor per koke banori rreth 7 here me te ulet se Sllovenia.
Per ti dhene pergjigje pyetjeve, ajo qe eshte e dukshme eshte fakti qe vendi yne ka pasuri natyrore te konsiderueshme per te mbajtur kete numer te popullsise dhe se te ardhurat per koke banori nga pasuria natyrore si nafta, krom, bakër, pyje, ujë të pijshëm, bregdet, etj jane me te larta se vendet e zhvillura europiane. Por, niveli i pasurise totale nuk varet vetem nga burimet natyrore. Qe Shqiperia te mbaje kete popullsi me dinjitet dhe standartin normal njerezor eshte e domosdoshme rritja e kapitalit fizik dhe ne menyre te vecante e kapitalit njerezor. Rritja e ketyre faktoreve eshte lidhur me zhvillimin ekonomik dhe social, demokratizimin, stabilitetin politik, burimet njerezore, shpendarjen e pasurise, barazine gjinore, bashkepunimin nderkombetar, ndihmen e huaj, politikat fiskale dhe sociale. Nqs do te flisnim per politika fiskale fokusi do te ishin politika qe stimulojne akumulimin e kapitalit fizik si dhe ato qe lejojne rritjen e kapitalit njerezor ne menyre te vecante. Neqoftes do te flisnim per kapitalin njerezor do te duhet te jemi me te kujdesshem ne mbajtjen e potencialeve intelektuale dhe jo largimin e tyre duke ulur me shume akoma pasurine e kapitalit njerezor per koke banori. Ne kemi nevoje per politika qe prodhojne qendrushmeri ekonomike dhe politike, dhe jo situata te pasigurta qe nxisin emigrimin e kapaciteteve.