Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka publikuar raportet e funksionimit të komunave për vitin 2017 në Kosovë.
Njëmbëdhjetë komunat që kanë treguar rezultat më të lartë kanë marrë 900 mijë euro grant.
Në raportin e MAPL-së thuhet se performancën më të lartë e ka arritur komuna e Junikut (79%), ndërsa më të ulëtën ajo e Mamushës (33%).
Njëmbëdhjetë komunat me rezultat më të lartë se mesatarja janë: Juniku, Dragashi, Gjilani, Gllogovci, Istogu, Lipjani, Prishtina, Deçani, Peja, Ferizaj dhe Fushë Kosova.
Raporti përfshin informata mbi njëvjeçare dhe arsyeja kyçe, thuhet në raport, është përmirësimi i komunave nga opinioni i qytetarëve, raporton Ekonomia Online.
Krahasuar me vitin 2016, performancat e komunave në nivel vendi janë rritur 1.76%.
Fusha në të cilën është punuar më së shumti në nivel vendi janë përmirësimi i shërbimeve të administratës publike, pasuar nga menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i katastrofave, uji i pijshëm.
Nivel më të ulët kanë treguar fusha e kulturës, rinisë dhe sportit, transporti publik, mbrojtja e ambientit, të drejtat e njeriut, ndërsa në vendin e fundit është parkingu publik, me vetëm 30%, nën nivel vendi.
Raportet janë një lloj tradite për MAPL-në, ato kanë filluar në vitin 2008, me ndihmën e USAID-it, dhe kanë vazhduar deri sot me lansimin e platformës online, raporton EO.