Ballina Bota Putini flet për “Avangard” dhe niston tërheqjen nga Siria

Putini flet për “Avangard” dhe niston tërheqjen nga Siria

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka bërë të ditur se gjatë ditëve të fundit nga Siria janë tërhequr 13 avionë, 14 helikopterë dhe 1.140 ushtarë të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Në një fjalim në një ceremoni diplomimi të mbajtur në Kremlin për studentët ushtarakë, Putin tha se disa nga njësitë dhe mjetet ushtarake ruse janë tërhequr nga Siria.

Pasi ka rikujtuar se Rusia ka nisur të tërheqë njësitë e saj ushtarake nga Siria pas vizitës që zhvilloi vitin e kaluar në bazën ushtarake Himejmim, Putin tha se “Gjatë ditëve të fundit nga Siria janë tërhequr 13 avionë, 14 helikopterë dhe 1.140 ushtarë të Forcave të Armatosura të Rusisë që tashmë kanë përgatitjen dhe përvojën e luftës”.

Ai tha se studentët ushtarakë të diplomuar duhet të përfitojnë nga përvojat e ushtarakëve të kthyer nga Siria.

Pasi ka theksuar se do të fillojnë të prodhojnë në një kohë të afërt raketën strategjike ndërkontinentale me kokë hipersonike “Avangard” të cilën ai e kishte njoftuar në mars në Asamblenë Federale, presidenti rus tha se vitin e ardhshëm do të fillojnë prodhimin e raketës ndërkontinentale balistike ‘Sarmat‘.