GAZIMESTAN 28 QERSHOR 1989

Nga Salih KABASHI

Aso senje pat ardhë në Kosovë Sllobodan Millosheviqi. Në Gazimestan ai e pat mbajtë fjalimin qëndror: kobzi, nacionalist e luftënxitës.Vetëm tre muaj më parë, përmes tradhtarëve shqiptarë, Serbia kishte pshurrë në autonominë e Kosovës të Kushtetutës 1974.

Fjalën Sllobodanit në Gazimestan, më 28 qershor 1989, para rreth dy milionë njerëzve, le ta kujtojmë e mos ta harrojmë, e patën përcjellë me pjesëmarrjen e tyre direkte edhe dy kryesitë komplete të Jugosllavisë, kryesia shtetërore me sllovenin Janez Dërnovshek dhe kryesia partiake me maqedonasin Milan Pançevski.

I vetmi nga Kryesia e RSFJ-së, i cili e pati bojkotuar Gazimestanin, ka qenë përfaqësuesi kroat, Stipe Shuvar.

Në kremtim të 600 vjetorit të Betejës natyrisht se ishte e pranishme krejt udhëheqja e lartë e Kishës Ortodokse Serbe.

Në delirin serb në Gazimestan patën marrë pjesë pothuajse të gjithë ambasadorët e shteteve të Aleancës NATO dhe të Bashkimit Evropian të akredituar në Jugosllavi asokohe.

Me përjashtim të amabasorëve të SHBA-ve dhe të Turqisë.

Por, fjalimit nacionalist e antishqiptar në Gazimestan i patën duartrokitur e brohoritur jo vetëm i marri Rrahman Morina, por edhe koxha do shqiptarë dallaverexhi, katolikë e muslimanë…

Pasazhet «proevropiane» në fjalimin e Sllobodan Millosheviqit, ku ai flet për Serbinë, Millosh Obiliqin e Car Lazarin si mbrojtës jo aq të Serbisë sa të Evropës nga otomanët, ngjajnë si koqja me koqe me interpretimet e cofta të historianëve e pseudonacionalistëve shqiptarë, sidomos të atyre nga Kosova.