Ballina Sport Cili nga futbollistët shqiptarë ka më shumë minuta lojë në Botëror?

Cili nga futbollistët shqiptarë ka më shumë minuta lojë në Botëror?

Futbollistët shqiptarë, si Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Adnan Januzaj, luajnë me sukses në Kampionatin Botëror –  “Rusia 2018”.

Shaqiri, Xhaka, Behrami e Xhemaili janë alfa dhe omega e kombëtares së Zvicrës, kurse Januzaj në fanellën e Belgjikës shijoj pozitën e titullarit kundër Anglisë. Te Zvicra të katërt shqiptarët startuan titullarë në të tri ndeshjet e grupit E, por cili nga ta ka më së shumti minuta lojë e cili me pak dhe cilët janë të ndëshkuar me kartona të verdhë? Mesfushori ofensiv Granit Xhaka në të tri ndeshjet është paraqitur i plotë apo ka gjithsej 270 minuta.

Pas tij vjen Shaqiri me 261 minuta, Xhemaili ka 253 dhe më së paku Behrami me gjithsej 218 minuta. Januzaj ka 86 minuta për Belgjikën dhe kundër Anglisë, kur shënoi edhe gol për fitoren 1:0, në kuadër të grupit G. Shaqiri është ndëshkuar me karton të verdhë në duel me Serbinë dhe Behrami kundër Brazilit.