Unoni Artistik i Kombit Shqiptar shtroi Sofrën Dardane në 140 vjetorin e saj dhe Vitin Jubilar të Skenderbeut.
Nga Azgan HAKLAJ *
140 vjet më parë në kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës në Prizren, 140 delegatë, burra të shquar të Kombit, gjeneralë dhe ushtarakë karriere, ideologë të nacionalizmit e të Rilindjes Kombtare, klerikë e prijës të sprovuar në luftërat për liri e thirrën dhe organizuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.
Kjo ngjarje historike për nga efekti që solli në historinë kombtare për liri e pavarsi dhe shtetformim, pavarësisht largësisë kohore, radhitet me dinjitet dhe meritë të pamohueshme përkrah famëmadhes Besëlidhjes së Lezhës dhe është vazhdim i natyrshëm i ideologjisë dhe strategjisë së saj në kushtet e reja historike.
Ky kuvend panshqiptar nga të gjitha trojet etnike të Kombit Shqiptar pas Shtetit të Përqendruar Arbëror të Gjergj Kastriotit është e para lëvizje kombtare që ripërtëriu Epokën e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut).
Ky kuvend është i pari i organizuar me platformë të qartë politike, ushtarake, administrative.
Betejat shekullore të popullit shqiptar të identifikuara me kryengritjet e pandërprera të përgjakshme kundër Perandorisë Osmane.
Rreziku tjeter i frikshëm nga ekspansioni shovinist sllavo – ortodoks i shteteve fqinjë që kishin shpallur pavarsinë nga Turqia, Serbia, Greqia, Mali i Zi shtronin përpara elitës shqiptare nevojën urgjente të mbledhjes së një kuvendi kombtar të mandatuar nga përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare.
Populli shqiptar me anë të prijësve e perfaqësuesve të tij u dha plotëfuqinë delegatëve të Lidhjes për të vendosur për të ardhmen e tij.
Beteja në dy fronte me turqit dhe malazezët.
Disfatat e randa të otomanëve me Rusinë Cariste dhe çertifikimi që u bëri Traktati i Shan Stefanit ëndrrave shoviniste të Rusisë dhe satelitëve të saj në Ballkan, fqinjëve armiq shekullorë të shqiptarëve e vunë në pikëpyetje serioze vetëekzistencën shqiptare dhe të ardhmen e tyre në Ballkan.
Në këtë udhëkryq të errët të historisë shqiptarët patën fatin e madh historik të kishin interpret të ëndrrave të së ardhmes së tyre një ansambël burrash të shquar, mendjendritur, vizionarë e luftëtarë të paepur, të cilët kanë zënë vend të përjetshëm në Panteonin e Kombit tonë.
Rilindasit e mëdhenj Pashko Vasa, Sami Frasheri, Abdyl Frashëri.
Prijësit e Shquar Iliaz Pashë Dibra, Mehmet Pashë Deralla, Ali Pashë Gucia, Hodo Sokoli, Haxhi Zeka patën në krah krahas komandantëve të shquar Sylejman Vokshin, Ali Ibrën edhe klerikët patriotë Imer
Prizrenin dhe Ahmet Koronicën.
” E verteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët” e Pashko Vasës u bë platforma e Lidhjes.
Uniteti krahinor dhe fetar ishin boshti ideologjik e politik i udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit të cilat u sanksionuan edhe në programin dhe aktet juridike të saj të hartuara nga mendjendrituri Pashko Vasa.
Në relacionet që ju derguan kancelarive të fuqive të mëdha të kohës drejtuesit e Lidhjes i bënë qartësisht të ditur opinionit publik ndërkombtar se shqiptarët janë një Komb dhe etni e pandarë në trojet e tyre të lashta Iliro- Dardano- Arbërore në Ballkan.
Vendosmëria e Qeverisë së përkohëshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e kryesuar nga Imer Prizreni dhe e Ushtrisë së Lidhjes për të mbrojtur me çdo çmim trojet shqiptare vunë në veprim të shpejtë diplomacinë ruse dhe agjentët e saj për të përçarë shqiptarët në bazë fetare.
U hartua një plan ogurzi për spastrimin territorial në trekëndëshin Pejë- Gjakovë- Prizren nga shqiptarët katolikë që banonin në këto treva që në kohët e krishtërimit apostolik.
Ketij projekti famëkeq ju kundërvunë me vendosmëri e vizion patriotik kombtar udhëheqësit e shquar të Lidhjes Haxhi Zeka e Ali Ibra.
Për Ali Ibrën konsujt austriak e rusë njoftuan menjëherë kryeqendrat perandorake, Vjenën dhe Shën Petërburgun se i ka marrë në mbrojtje shqiptarët katolikë të Rrafshit Dukagjinit.
Në anën tjetër Turqia e goditur rendë nga Shan Stefani dhe ngjarjet e Gjakovës 4-5-6 shtator, aksioni i parë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që kulmuan me vrasjen e Mehmet Ali Pashë Maxharrit i cili kerkonte ti jepeshin Malit të Zi Plavë- Gucia ishin mesazhi më i qartë se Turqia nuk kishte ndërmend të bënte asnjë leshim ndaj kërkesave të shqiptarëve për autonomi dhe vetëqeverisje.
Turqia Otomane nuk do të njihte dy element themelorë të identitetit shqiptar:
Kombsinë dhe Gjuhën Shqipe.
Krahas betejave legjendare në dy fronte, kunder turkut dhe shkjaut Qeveria e Lidhjes zhvilloi edhe një betejë intensive diplomatike, nëpërmjet Kryeministrit të Italisë së bashkuar Françesko Krispit.
Abdyl Frashëri e patriotë të tjerë arritën ta ndërkombtarizojnë çështjen shqiptare dhe ta vinin në tavolinën e kancelarit gjerman Bismark, pikërisht në virgjilje të Kongresit të Berlinit, ku fuqitë e mëdha do të përcaktonin kufijtë politikë të Ballkanit dhe fatin e Perandorisë Otomane.
Megjithëse i mbledhur për të korrigjuar Traktatin e Shen Stefanit dhe për ti vënë fre orekseve shoviniste ruse në Ballkan Kongresi i Berlinit u shkaktoi dëme të mëdha shqiptarëve.
Vendimet e tij u pritën me indinjatë nga patriotët anëmbanë trojeve etnike.
Ushtria vullnetare e Lidhjes zhvilloi beteja lëgjendare me forcat ushtarake malazeze të gjeneral Mark Milanit dhe i zmbrapsi ato me humbje të medha.
Vetëm në brigjet e lumit Lim trimat shqiptarë të udhëhequr nga Ali Pashë Gucia, Ali Ibra, Jakup Ferri asgjësuan mijra luftëtarë malazezë.
Aq të përgjakshme ishin këto beteja sa Limi u skuq nga gjaku i derdhur dhe kokat e të vrarëve rrokulliseshin nëpër lumë si gurë.
Beteja e qëndresa shqiptare pati jehonë ndërkombtare.
Katër shekuj pas Epopesë së Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut), shqiptarët arritën të bëhen faktor detërminues në ngjarjet ballkanike.
Berlini u dorëzua duke respektuar faktet reale në terrenin e luftimeve.
Në vend të Plavë- Gucisë u njohu të drejtën malazezëve të aneksonin Hotin dhe Grudën.
Ideatorët e planit B të Berlinit menduan se këto treva që banoheshin nga shqiptarë katolikë do të ishin kockë e lehtë për tu gëlltitur me pretendimin se Mali i Zi i krishterë do ti mashtronte me lehtësi e më vonë ti asimilonte.
Trimat e ketyre maleve dhe ushtarët e Lidhjes i mbrojtën këto troje me të njëjtin heroizëm si Plavën e Gucinë.
Pas deshtimit fuqitë e medha i dorëzuan Malit të Zi Ulqinin, pas shumë luftimeve të përgjakshme dhe rezistencës heroike të shqiptarëve.
Në të gjitha kryeqendrat e trevave shqiptare nga Janina në Ulqin e Tivar Lidhja e Prizrenit krijoi degët e saj.
Ngriti administratën dhe gjykatat shqiptare.
Urdhëroi perdorimin e Gjuhës Shqipe.
Me këto veprime të shpejta konstruktoi tiparet themelore të qenësishme të Shtetit Komb.
Lidhja e Prizrenit nuk e njohu asnjëherë ndarjen administrative në katër vilajete pas riorganizimit të Perandorisë Otomane në vitet 1864-1868.
Ajo krijoi një autoritet politik qëndror administrativ- politik – ushtarak duke krijuar qeverinë e saj.
Kushtet e rënda historike në të cilat u krijua e veproi Lidhja e Prizrenit.
Beteja në dy fronte dhe statukuoja që fuqitë e mëdha evropiane e monarkitë e tyre vendosën në Ballkan.
Egërsia dhe barbaria e ushtrisë turke e armatosur deri në dhembë ndaj popullsisë civile të pambrojtur bënë që pas luftimeve heroike dhe qendresës spartane në Shtimje dhe Ceralevë në vitin 1881 Lidhja të shpërndahej.
Edhe pse jetoi vetëm tre vjet Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja më kulmore e historisë kombtare pas Epokës së Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut) e Kuvendit të Lezhës.
Ajo i tregoi Botës se shqiptarët janë trashgimtar të një race të vjetër fisnike, bartës të një gjuhe dhe kulture që ka lindur në agimin e Qytetrimit Botërorë.
Sot në 140 vjetorin e themelimit të saj Lidhja e Prizrenit, kjo emblemë e shndritshme kombtare shkelqen dhe më shumë pranë yllit, Heroit Kombtar Gjergj Kastriotit, në Vitin Jubilar, 550 vjetorin e kalimit të tij në amshim.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me dt 10-11-12 qershor shtroi Sofrën Dardane në Stadiumin e lojrave me dorë në qytetin e Bajram Currit ku morën pjesë 30 ansamble, grupe artistike, shoqeri kulturoro- artistike, grupe rapsodike nga mbarë hapsira etnike e Kombit Shqiptar dhe Diaspora.
Për tre net u ngjitën në skenë rreth 900 artistë të mbështetur në orë të tëra nga mijra artëdashësh në konkurimin e tyre artistik.
Kjo Sofër u shtrua aty ku 2000 vjet para lindjes së Krishtit kanë banuar Dardano- Ilirët, në prehër të Alpeve, ku bashkohet Valbona me Drinin e takon perenditë e Eskilit.
Perballë Shkelzenit madhështorë që është epiqendra e Shqipërisë etnike, në supet e të cilit lodrojnë zanat e janë arkivuar dyluftimet e Mujit dhe Halilit me krajlitë serbe, rrëzë të cilit në fshatin Mejdan u ndesh Gjergj Elez Alia me bajlozët e Detit.
Sofra Dardane tradicionale shtrohet çdo vit në Tropojë e cila eshtë djep i kulturës e patriotizimit, vatër e nacionalizmit.
Në shekuj ka qenë pikënisje e ngjarjeve të mëdha të historisë kombtare.
Nga Malsia e Gjakovës e nisën turravrapin drejt Kuvendit të Lezhës Lek Dukagjini e Pjetër Shpani me djemt e tij.
Malësia e Gjakovës ishte mbeshtetësja kryesore e Kryengritjes së udhëhequr nga Rilindasi Pjetër Bogdani në vitin 1689- 1690.
Ketu shperthyen kryengritjet kunder Tanzimatit në vitet 1844 – 1862 të udhëhequr nga Binak Alia dhe Sokol Rama.
Nga ketu e nisën turravrapin drejt Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Ali Ibra, Mic Sokoli.
Nga këtu vrapoi si maratanomak Haxhi Zeka drejt Lidhjes së Pejës “Me besa- besë” 1899, e cila u ba burim frymëzimi për ideologun e rilindjes kombtare Sami Frashëri i cili botoi veprën “Shqipëria çka qenë çështë e çdo të bëhet” në vitin 1989, e cila u bë manifest i lëvizjes kombtare për liri dhe pavarsi.
Nga ketu e nisën turravrapin drejt Kuvendit të Junikut Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini në maj 1912.
Ketu u organizua Konferenca e Bujanit ku u kërkue bashkimi i Kosovës me Shqipërinë në dhjetor 1943- janar 1944.
Nga këtu fluturoi si shqiponjë Tahir Sinani drejt Kosovës- Preshevës- Tetovës.
Tropoja u bë mbështetësja kryesore e UÇK-së së lavdishme në misionin e saj hyjnor për çlirimin e Kosovës nga Serbia.
Tre net magjike në qytetin Bajram Currit evokuan historinë e lavdishme të Kombit Shqiptar.
Sofra Dardane bëri bashkë Shpatën e Gjergj Kastriotit, gjoksin shkëmb të Mic Sokolit, penën e Samiut, diplomacinë e Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit dhe Ibrahim Rugovës, brengën e Hasan Prishtinës, dhembjen e Çamërisë dhe Preshevës.
Dashurinë dhe filantropinë e Shenjtores Nanë Terezes.
Pushkën liberatare të Ded Gjo’ Lulit, Isa Boletinit, Bajram Currit, Adem Jasharit.
Kjo sofër në edicionin e 16-të mori bekimin e hyjnorëve Dervish Luzha Nderi i Kombit, Rexhep Beli Nderi i Kombit.
Kjo sofër ka bekimin e vetë Zotit.
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar falenderon të gjithë artistët që morën pjesë në festivalin më të madh kombtar të pagëzuar :”Gjergj Kastrioti- Moisiu Ynë.”
_________
* President i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar.