Nga Çapajev Gjokutaj
Serbët kanë paditur Shaqirin e Xhakën se kanë festuar golat duke bërë me duar shqiponjën dykrenore.
Po ta vendosë çështjen në një kontekst më të gjerë, FIFA s’do ta ketë të lehtë të shkokolepsë punën e shqiponjës dykrenore.
Eshtë simbol edhe i serbve. Madje, bashkë me kryqin, renditet ndër simbolet kryesore të tyre. Përdorimi i saj zë fill që me dinastinë mesjetare të nemanjiçëve dhe vjen deri në ditët tona, në stemën aktuale të Republikës së Serbisë.
Le të shpresojmë se FIFA do ta shqyrtojë çështjen me kokë e ulur dhe jo me këmbë e në këmbë
Kurse ne të tjerët mbase bëjmë mirë të gjykojmë pse shpesh gjërat e përbashkëta na bëjnë të grindemi.
(Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’ )
Tiranë, 25 qershor 2018