Pemë e madhe e familjes së alfabeteve. Kodet e ngjyrave jepen sipas llojeve të shkrimit

Format më të vjetra të shkrimit janë piktograme të vërteta, që nuk jepen këtu; këto janë skripte, si format më të hershme të shkrimit egjiptian, sumerian dhe kinez, të cilat kryesisht janë fotografi (pak të stilizuara) të objekteve fizike. Këto nuk janë sisteme shkrimi të plotë, sepse në përgjithësi ato mund të kodojnë vetëm gjëra si “tre dele, katër fuçi verë …”

Këto shpejt u evoluan në logografi, disa prej të cilave këtu tregohen në ngjyrë blu – jo vetëm shumica e shkrimit te egjiptianëve të lashtë, por edhe shkrimit te sotëm kinez dhe një pjesë e shkrimit modern japonez. Në logograme, një grup i vogël simbolesh përfaqëson një fjalë, jo fonetike por konceptuale. (Kjo është arsyeja pse gjuhët e ndryshme kineze, që tingëllojnë pothuajse në asgjë te ngjashme, megjithatë mund të ndajnë një sistem të vetëm shkrimi! Shkrimi kodifikon idetë, jo tingullin.)

Një zgjërim i zakonshëm i logogrameve bëhet duke shtuar përfaqësimin e tingujve, zakonisht duke filluar me përdorimin e fjalëve për të përfaqësuar homonimet dhe pastaj duke shtuar shenja logografike për të treguar “fjala e simbolizuar nga <X> që tingëllon si <Y>” për të sqaruar sinonimet dhe kështu me radhë. Këtë e adaptuan pothuajse të gjitha sistemet logografike të shkrimit.

Egjiptianja e lashtë në veçanti, dhe një nëndegë e tërë e sistemit të saj të shkrimit filloi ta perdore këtë më seriozisht, duke filluar të përdorë përfaqësime thjesht fonetike – domethënë simbole që përshkruajnë tingujt në vend të koncepteve. Kjo është një nga format më të hershme të shkrimit alfabetik.

Abjadët janë skripte si hebraishtja dhe arabishtja, ku secila shkronjë përfaqëson një rrokje, por bashktingulloret i përshkruan vetëm në mënyrë unike; zanoret duhet t’i njihni nga konteksti. Këto funksionojnë mirë në gjuhët ku zanoret ndryshojnë sipas rregullave të parashikueshme dhe kryesisht tregojnë pjesë të fjalës, dhe kështu vazhdojnë të përdoren në gjuhë të tilla deri në ditët e sotme. (Emri “abjad” vjen nga katër letrat e para të alfabetit të vjetër arab, a, b, j, dhe d.)

Abugidas (e gjelbër) dhe alfabetet (e kuqe) e këtë e shpien më tej, duke shtuar shenja të theksuara (në abugidas) ose gërma të veçanta (alfabete) për zanoret. Siç argumenton Barry Powell në Homeri dhe Origjina e alfabetit grek, kjo ka mundësi të shfaqet si model sa herë që abjadët arrijnë në zona ku gjuha lokale nuk kishte të njëjtat rregulla për zanoret si gjuhët semite dhe aftësia për të kodifikuar në mënyrë të qartë zanoret ishte e rëndësishme për t’i thënë fjalët të ndara – dhe, në mënyrë kritike, për regjistrimin e poezisë dhe vargut.

Së fundi, alfabetet me tipare rendin edhe më tej drejt qartësisë fonetike. Shembulli klasik i kësaj është sistemi Hangul, shkrimi i shpikur për gjuhën Koreane në shekullin e 15-të. Në këto sisteme të shkrimit, simbolet shkojnë përtej kodimit të tingujve – ata kodojnë tipare të veçanta, si “tinguj të zhurmshëm” (mbani frymën dhe pastaj lëshoni atë si t ose p), “tinguj të aspiruar” (me frymë) dhe kështu me radhë. Kështu për shembull, ㅌ mund të njihet menjëherë si e pazëshme, aspiruar, alveolare, ose tʰ.

Anglishtja në shumë mënyra është një rast i çuditshëm në këtë familje. Alfabeti latin që përdor është një alfabet i vërtetë: dikush që lexon latinisht di menjëherë se si shqiptohet çdo fjalë që sheh, ashtu siç bën dikush që lexon spanjisht ose polonisht. Por anglishtja e grumbulloi leksikun e saj nga një numër gjuhësh dhe e standardizoi sistemin e saj të drejtshkrimit shumë më herët se shumica e gjuhëve të tjera moderne – dhe për fat të keq nuk e bëri këtë shumë kohë përpara një ndryshimi të madh në mënyrën se si shqiptoheshin fjalët, gjë që i jep të gjitha llojet e çuditshmërive si “silent e,” how tough it is to cough through a rough slough, e kështu me radhë. (Nuk ka shumë gjuhë ku “të jesh në gjendje të gërmëzosh fjalët saktë” është sport televiziv!) Në fakt, pavarësisht nga përdorimi i një alfabeti, anglishtja në shumë mënyra po kthehet drejt një gjuhe logografike ku duhet ditur se çfarë fjale është (nga cili gjuhë vjen) për ta ditur si gërmëzohet ajo.
(Përgaditur nga Sokol Neçaj)