Nga Ramiz LUSHAJ
Kqyrini mirë këto dy foto! Çka me pá! Po qysh o Presidenti shqiptar i Kosovës, Thaçi, nuk ka përpara vetes asnji letër bardhezi (apo dossier) sikurse Vuçiqi serb përballë teje me nji “mal” me letra dokumentare në Dialogun e vështirë Kosovë-Serbi që kësaj të diele të 24 qershorit 2018, ishte séanca e parë finale në Bruksel, në prani të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.
Delegacioni Shqiptar i Kosovës ka pasë raste të tjera të maparshme, që kur ti o Hashim Thaçi ishte kryeministër e funksione të tjera, që të jeni pa letra dhe gotat e ujit mineral belg “SPA” t’i kenë bosh, si në këtë takimin e paradokshëm me Daçiqin!
Kur shkojnë në takime të tilla ndërkombëtare pa letra zyrtare si pala tjetër, si palët e tjera, atëherit, a thue “i keni kokat plot”! A thue se po na e bani prapë me Serbinë si me Demarkacionin me Malin e Zi! Çka me i thanë kësaj: faqja e zezë për Ty e faqja e zezë për Ne, shqiptarët që të lejojmë me u sjell kështu e kësisoj me interesat e fatet shqiptare në historinë e sotme!!!
Po, Ti, o Hashim Thaçi, nuk kie faj se ky është fakti e fati ynë historik: Bash qishtu si Ti kanë shkue Ismail Qemali me delegacionin e Tij më 8-9 nëntor 1912 në takimin me kontin Berthold, ministrin e Jashtëm të Perandorisë Austro-Hungareze apo delegacionet e shumta shqiptare në Koferencën e Paqes më 1919…e deri në takimet e tua për Demarkacionin me Malin e Zi e Asosacionin me Serbinë…!!! Po, Ne, shqiptarët e shek. XXI, jena ka t’lypim me ndryshe pak ma ndryshe, o Hashim Thaçi, me i pasë “do letra Kosove” në tavolina të tilla pune diplomatike ku vendoset për fate kombëtare panshqiptare, me i pas “do thaçme” politike e historike shqiptare për veti.
Ndaj, Ti, o Hashim Thaçi, nuk duhet t’i humbasësh meritat e kontributet e tua të kohës së Luftës e të Paqes, se nuk është puna në dukje me ecë rrugëve e koridoreve dhe tribunave si “burrë shteti” po me kanë i tillë dhe në takime ndërkombëtare si ky i Brukselit.
E, përfundi, si përmbyllje, po iu lutnohem ju, Hashim Thaçi – President i Kosovës dardane, që kur është në fjalë e pikëpyetje, kur është në udhëkryqe e rreziqe të tilla Kosova jonë dardane, të mos ndodhin të tilla gjana e të mos kemi të tilla raste si ky i 24 qershorit 2018 në Bruksel. Njëherash, njëkohësisht, qoftë dhe për këtë fakt në Takimin e Brukselit, Kuvendi lartnor i Kosovës, kryetari i tij, Kadri Veseli, apo Opozita, drejtuesit e LDK ose të VV, mundet të thërrasin në një Seancë të Jashtëzakonshme Kuvendin e Kosovës dhe të kërkojnë shkarkimin e Presidentit të Kosovës, të cilin kështu e kësissoj nuk po e dimë se ku po e çon mushka e tij.