Nga Besmir LUSHAJ
FIFA duhet të shpëtojë futbollin nga kolera e bunkerizimit. Organizmi më i lartë i futbollit botëror duhet të guxojë në kushtet kur futbolli po dekompozohet estetikisht.
Është folur shumë për mungesën e Italisë në këtë botëror, por unë konstatoj shumë Itali në të. Ekipe që mbrohen me dhjetë lojtarë në 30 metrat e fundit të fushës për 90 minuta. Dhe nuk janë pak, janë thuajse treçereku. Barrikada, blloqe, autobusë të parkuar, të gjitha me numra dhe uniforma identifikuese. Një batërdi e shëmti kutërbuese.
FIFA duhet të guxojë. Jam i mendimit që ekipet e mbyllura për 60 minuta pa kaluar mesfushën e tyre, të ndëshkohen automatikisht me një gol të pësuar.
Katenaçoja është kanceri i futbollit, dekadence ku rezultati vlen mbi gjithçka, ndërkohë që lavdia nuk u përket bunkerëve, por atyre që i thyen ato. Ka vetëm një recetë për t’i thyer bunkerët: Të bësh Pelenë, Krojfin, Maradonën, Ronaldon (fenomenin). Sot, diamantët janë rralluar, ndaj dhe bunkëret vezullojnë si miniera ari!