Përbërësit për person:
Salçiçe 70 gr
Oriz 100 gr
Brokoli 40 gr
Qepë e njomë 20 gr
Vaj ulliri 10 ml
Parmexhan 10 gr
Pregatitja:
Vendosim në zjarr një tigan me pak vaj ulliri, dhe skuqim salçiçen, qepën e njomë dhe më pas brokolin. Në një enë tjetër pregatisim rizoton në mënyrën tradicionale. Pasi kanë marrë ngjyrën e duhur shtojmë rizoton dhe mbi to shtojmë perimet.
Në fund shtojmë dhe 2-3 kubikë me gjalpë të freskët. E servirim të ngrohtë me pak parmixhan të grirë sipër.