Nga Fran Ukcama – Fier
Ti ulkonjë e moçme shkuar,
ti ulkonjë e re e ardhur,
shqiptari din për të jetuar,
nuk len kurrë mikun mbas gardhi..
Nuk len kurrë mikun mbas porte,
por as dhunën s`e pranon,
qoftë dhe kjo kusht i një vote,
i një fjale e thënë, po!
E si mundet n` magje t` moçme,
t` përziejmë miellin e bukës,
kesaj i thone skllaveri moj zonjëz,
kjo fabul me gjuhen e ujkut..
Ma mirë jashtë se në pushtim,
s` jemi laboratot lufte,
moj Europë t` plaçin dy sytë,
bukur flet e pas na ngulë!!
Ty Europë ta këputsha gjuhën,
gjithmonë në shtat ti na ndez sherrin
dyqind vjet trojet na i shkule,
luan si Tomi me Xherin!!