Nga Zamira ÇAVO
Bëji shqiptarët të mendojnë me mendjen e tyre dhe jo të të tjerëve! Bëji shqiptarët të kuptojnë se nuk mund të jenë dakord njëherësh me dy mendime që kundërshtojnë njeri tjetrin. Mësoju se “sindroma e milingonës” është për qëniet që nuk kanë arsye, por vetëm instikte.
Jepu mend të kuptojnë se shqiptarët e mencur dhe me emër jashtë vendit, qofshin shkencëtarë apo futbollistë, këngëtarë apo aktorë dhe nëse nuk vijnë në Shqipëri sërish na bëjnë krenarë sepse u tregojnë Botës se shqiptarët janë njerëz të zgjuar e plot talente por kanë ndërtuar një shoqëri të mjerë që pjell vetëm djallëzi, paedukatësi, dhe mbi të gjitha pjellë hera herës histeri kolektive!
Tregoju shqiptarëve se kryeminsitri apo presidenti si institucione nuk fyhen, se telefonat e tyre nuk janë lodra në duart e “kalamajëve që kujtojnë se dinë cdo gjë”.Jepu forcë që nëse nuk i duan njerëzit që mbajnë këta poste le ti ndryshojnë por jo ti poshtrojnë! Mësoju shqiptarëve se nëse nuk kanë respekt për institucionet nuk do bëjnë kurrë shtet!
Jepu mend politikanëve që të mos ta shndërrojnë këtë vend në vendin e “idiotëve” që edhe kur i vjedh të duartrokasin! E nëse nuk u vijnë mend, jepu forcë shqiptarëve të veprojnë se u është mbushur mëndja se janë trima, se dinë gjithcka e se mendja e tyre vjen para cdo ligji e rregulli. Mësoju Të Veprojnë e jo të flasin e të japin mend pa kuptuar se përse bëhet fjalë!
Zot të drejtohem ty sepse këtu në tokë jemi në modalitetin “histeri”!