Nga Gani Mehmetaj – Kosovë
Vetëm kur na çliruan trupat e NATOS me 1999, u gëzova më shumë se sa mbrëmë kur fitoi kombëtarja zvicerane kundër Serbisë.
Ju më bëtë krenar që jam shqiptar. Krenohem që kam jetuar e punuar disa vjet në Zvicër (Cyrih). Ju e mundet Serbinë edhe një herë pas vitit 1999, sepse ata e nxorën sportin në terrenin e luftës. Me mrekulluat me lojën profesionale e moralin e lartë të qëndresës.
Fituat në fushën e lojës në Rusi, shënuat dy gola që do të mbahen në mend në historinë e futbollit, por ju e mundet edhe presidentin serb, që sa nuk i shpalli luftë Zvicrës pse kishte angazhuar lojtarë shqiptarë. Ai fliste për luftë shqiptaro-serbe e jo për ndeshje futbolli.
Ju e mundet turmën serbe e ruse që klithnin “Vdekje shqiptarëve”. Ju e mundet kriminelin e luftës V. Sheshel që u mallkoi si shtrigat.
Me gëzuat me këtë fitore të shkëlqyer, sepse ia mbyllet gojën eunukut të Radiotelevizionit shqiptar K. Grillos, që përdridhje si deledash për Serbinë.