Ballina Aktualitet Ramush HARADINAJ shpreh falenderime për homazhet, mesazhet, telegramet e Tpamen dhe i...

Ramush HARADINAJ shpreh falenderime për homazhet, mesazhet, telegramet e Tpamen dhe i sheh ato si vlerësim për rrugën jetësore të babait të tij, Hilmi Haradinaj

U shpreh konsideratat e mia më të larta zyrtarëve të shteteve mike, diplomatëve të akredituar në vendin tonë, zyrtarëve shtetëror dhe partiakë të Kosovës, ministra, këshilltarë, si dhe analistëve dhe njerëzve të artit, kulturës dhe botës akademike, për telegramet e tyre ngushëlluese – shprehet Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në faqen e tij në FB më 21 qershor 2018.

Më këtë rast, i falënderoj posaçërisht homologët e mi nga rajoni, Kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dushko Markoviç, Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama; Ish Presidentin dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Dr. Sali Berisha; Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo; Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi; Ish presidentin shqiptar Rexhep Meidani; Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj; ambasadorët në Kosovë Greg Delawie, Didier Chabert, Laszlo Markusz, Gernot Pfandler, Marija Kapitanoviç, Bojan Bertoncelj, Ivo Silhavy; Zyrtarët ndërkombëtar që shërbejnë në Kosovë, Gjeneralmajor Salvatore Cuoci, komandant i KFOR-it, Zahir Tanin, shef i UNMIK-ut, Isabelle Servoz – Gallucci, Ruud Vermeulen, Alessandra Roccasalvo, Rachel Lindon; analistin Alex Grigoriev dhe Steven Schook.

Qytetarë të dashur, liderë institucionalë e partiak, deputetë e ministra, miq ndërkombëtarë, prijës fetarë, bashkëluftëtarë, invalidë e veteranë të luftës, akademikë e profesorë, delegacione dhe kryetarë nga komunat e Kosovës, familje Jashari, Rugova, Pajaziti, Lladrovci, Krasniqi, Zejnullahu, Geci e shumë familje tjera të nderuara, ardhja juaj masive nga të gjitha hapësirat shqiptare për ngushëllime në familjën tonë në Gllogjan, si dhe mesazhet e thirrjet e panumërta telefonike, janë vlerësim për rrugën jetësore të babait tonë Hilmi Haradinaj.

Si familje Haradinaj u jemi thellësisht mirënjohës secilit nga ju veç e veç.

Duke i falënderuar edhe ata që nuk kanë arritur të vijnë për ngushëllim, njoftojmë se sot, në ora 16:00, është mbyllur e pamja.

Qofshi të nderuar!
RH