Ballina Shëndet Organizata Botërore e Shëndetësisë e liston varësinë nga video-lojërat si problem të...

Organizata Botërore e Shëndetësisë e liston varësinë nga video-lojërat si problem të shëndetit mendor

Në rishikimin e fundit të manualit të klasifikimit të sëmundjeve, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka thënë se të problemet për ta ndalur veten të luani video-lojëra tani kualifikohen si problem i ri i shëndetit mendor.

Agjencia shëndetësore ka thënë se klasifikimi i ‘çrregullimit të video-lojërave’ si fenomen i veçantë do të shërbej si qëllim i shëndetit publik për të gjitha shtetet të cilat duan të jenë më të përgatitura për identifikimin e këtij problemi.

Zyrtarët e OBSh-së kanë pranuar propozimin për ta klasifikuar këtë si problem të shëndetit mendor duke u bazuar në dëshmitë shkencore, e gjithashtu edhe në nevojën dhe kërkesën për trajtim në shumë pjesë të botës.

Megjithatë, vlen të ceket se nga ky çrregullim mund të jenë të prekur vetëm pjesa më e vogël e atyre që luajnë video-lojëra, dhe i kanë paralajmëruar prindërit të mos kenë shqetësime të panevojshme.

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se ky klasifikim nuk nënkupton se gjithsecili fëmijë që shpenzon disa orë në dhomë duke luajtur video-lojëra është i varur nga to”, ka thënë Joan Harvey, zyrtare e Shoqatës Psikologjike Britanike. (Telegrafi)