Ballina Aktualitet Një takim mbresëlënës pas 40 vitesh: Matura 1974-1978, e shtunë, 23 qershor...

Një takim mbresëlënës pas 40 vitesh: Matura 1974-1978, e shtunë, 23 qershor 2018

Nga Kolonel Mark Marku

Sot ishte një ndër ditët më te bukura si ushtarak, që veshëm uniformën në moshën 13-14 vjeçare, dhe në gusht 1974-2018, para 40 vitesh u futëm për herë të parë në derën e Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake Skënderbej në Tiranë. Grafiku i ardhjes nga rrethet e Shqipërisë ishte i ndryshëm në mënyrë që të akomodoheshim të gjithë dhe pa krijuar konfuzion. Mbaj mend që ne të rrethit të Mirditës kemi ardhë në datën 3 Gusht 1974 të shoqëruar nga referenti i degës ushtarake në atë kohë Mark Lusha. Shumë nga ne për herë të parë shikonim Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, Skënderbegasit ishin si nga fshati por edhe nga qytetet e vendit. Me sa më kujtohet në fillim pasi erdhën nga të gjitha rrethet shifra ishte e lartë, rreth 740 Skënderbegas nën uniformë vetëm në vitin e parë, as vetë nuk do e besoja, por këtë ma konfirmoj në një takim gjatë bisedës me të, para disa ditësh ish kujdestari ynë që i ka vesh në atë kohë, Xhezo Lezo.

Gjatë parapërgatijes që bënim për një muaj në shkollë shumë nga shokët tanë që nuk e duronin dot disiplinën ushtarake u detyruan të largohen, një pjesë tjetër më pas kur u bënë kontrollet shëndetësore të imtësishme dolën me probleme shëndetësore dhe nuk mund të vazhdonin të ishin nën uniformë dhe të vazhdonin shkollën, për të dalë oficer të cilët do të stërvitnin e drejtonin trupat në stërvitje por edhe në situatë luftarake ,nëse do paraqitej nevoja pasi për atë qëllim përgatiteshim në këtë shkollë dhe më tej në shkollën e lartë. Në fund të gushtit 1974 ne kemi startuar për fillimin e procesit mësimor 650 Skëndebegas. Gjatë katër viteve ka patur edhe përjashtime nga shkolla për shkelje të rregullave të disiplinës e sjelljes, por edhe të tjerë që nuk kanë arritur të asimilojnë programin mësimor. Kështu në fund të vitit të katërt, në Qershor të vitit 1978 përfunduam shkollën dhe kishin arritur mesataren nga kjo maturë për të vazhduar shkollën e lartë vetëm rreth 530 540 Skënderbegas, të cilët vazhduan në fakultete të ndryshme të Shkollës së Lartë Ushtarake, pra Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Mbresat për këtë shkollë janë të shumta për të gjithë ata që kanë studiuar këtu për katër vite, ato mbase duan një libër të veçantë, që në fakt shokët tanë kanë shkruar,por që ende ka për të shkruar. Të cilët i kanë ndjerë në atë kohë kur ishin 14 vjeç por i ndjejnë edhe sot që janë 60 vjeçar burra me thinja, që nga asimilimi i një program civio-ushtarak, nga stafi pedagogjik i mrekullueshëm ndër mësuesit më të zgjedhur të kryeqytetit, me trupën komaduese ndër më të mirët që silleshin si prindër me ne duke qëndruar pranë nesh nga ora 06 e mëngjezit e deri në ora 22 të mbrëmjes.

Kjo shkollë të gjithë Skënderbegasve ju dha diturinë dhe aftësinë për të qënë njerëz të zotë për të përballuar sakrificat më tej në jetë,për të vazhduar në arsimimin e lartë,por bazat e arsimit të përgjithshëm dhe atij ushtarak u morën në këtë shkollë, që me të drejtë ne krenohemi me të , që ishte Fidanishtja që përgatiste kontigjentin kryesor për në shkollën e lartë. Që ishte baza e përgatitjes së kuadrit ushtarak të cilët shërbyen sipas betimit ushtarak atje ku kishte nevojë Atdheu, dhanë shumë nga vetja e tyre dhe përfituan shumë pak ,punuan në kushte të vështira terreni e moti, në skajet më të largëta, me ditë e muaj larg familjeve, por shpërblimi i tyre sidomos në këto 30 vite është si mos më keq, kur dëgjoj që disa merrni 16000 lekë e të tjerë përfshi edhe mua 22000,përse, se kështu do politika e mbrapsht e këtyre 27 viteve në këtë vend.

Skënderbegasit janë takuar shpesh me njëri tjetrin, por asnjëherë nuk është bërë një takim vetëm për Maturën 1974-1978 që njihet edhe si ndër maturat krenari e kësaj shkolle.Ndaj një grup organizatorësh, shokët e mi Skënderbegas morën këtë iniciativë dhe na mblodhën sot pas 40 vitesh në Muzeun e Forcave të Armatosura që ndodhet në territorin e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve. Fatkeqësisht shkollën tonë të dashur ne e kemi mollë të ndaluar prej vitesh, falë politikës dhe politikanëve tanë që na e kanë mohuar këtë të drejtë ,pasi aty është vendosur prej kohësh një institucion shtetror që nuk lejohen vizita, ai institucion ndodhet i rrethuar si dikur shkolla jonë –por me të vetmin ndryshim, ne ishim nxënës të sistemit të athershëm, po sot që jemi në demokraci për çudi ka dhe tel me gjemba .Shtëpia e Bardhë në Amerikë çdo qytetar e shikon, madje edhe bën foto, ne as e shikojmë dot as për së largu vendin ku lamë rininë tonë në emër të përgatitjes e mbrojtjes së Atdheut, nuk e shikojmë se jemi në demokraci !

Takimi kaloj në një atmosferë të këndshme nën drejtimin e grupit organizator, ku fjalën e hapjes e mbajti oficerja e re ,vajza e Pilotit, bashkmoshatarit tonë Vlonjatit Flamur Hoxha, madje vijoj sipas programit duke e marr fjalën ushatraku i lartë ish Skënderbegasi i Maturës 1914-1978 Besnik Gjonbrataj, vijoj me kryetarin e Shoqatës Skënderbegasi Mikado Shakohoxha, në emër të trupës pedagogjike foli Mësuesja e Historisë Loreta Ziu, në  emër të Skënderbegasve që ende vazhdojn karrierën ushtarake madje edhe në grada madhore e në drejtim të Forcave të Armatosura përshëndeti Gjeneral Brigade Ded Prenga, përshëndeti shoku ynë Skënderbegas në ato vite e më vonë oficer, sot në krye të Kryegjyshatës të Bektashinjëve Baba Edmond Ibrahimi, në emër të trupës komanduese përshëndeti komandanti i kopmanisë së dytë në atë, ushtaraku i lartë Naum Dano, përshëndeti gjithashtu edhe Aleksandër Cala antari i grupit organizator etj.

Në fund u bën vizita në pavionet e Muzeut të Ushtrisë, ku natyrisht është edhe kontibuti ynë i kësaj Mature, dhe sipas programit vazhduam me foto të përbashkëta dhe të veçanta sipas dëshirës, për të përmbyll me një koktej.Në fund në një nga lokalet e Tiranës, në pronësi të shokut tonë Shpëtim Duqi, me disa shokë sipas mundësisë dhe dëshirës u organizua një drekë e cila do mbetet një kujtim i paharruar pasi patëm mundësinë të bisedojmë më nga afër me njëri tjetrin, gjithashtu bëmë edhe disa foto që mbeten kujtim përgjithmonë, të cilat po i hedh në këtë faqe .

I uroj të gjithë shokët e mi Skënderbegas ata që ishin dhe ata që nuk patën mundësi të jenë në këtë takim, të kenë shëndet e mbarësi me familjet e tyre dhe tash që kemi edhe mundësi lidhje nëpërmjet telefonave të takohemi edhe më shpesh me njëri tjetrin. Suksese e mbarësi për ju të gjithë sëbashku me familjet tuaja. Faleminderit grupit organizator për këtë organizim të takimit shumë mbreslënës dhe u takofshim edhe shumë herë të tjera.