Atdheu im

Poezi nga Behar Gjoka

Ti fikesh e mplakesh
çdo ditë
si një andërr e vrame…

Aty ku shitet e blihet
gjithçka,
shitet toka e deti…

Aty, ku shitet qielli
dhe andrra,
shpresa dhe e nesërmja…

Atdheu im,
aty ku shitet nderi
vota, drita dhe terri…

Atdheu im
i rrëzuar në prehërin
e horrave të politikës
që vetëm zhgrapin
copat e përgjakun
te shqiptarit të mjerë
dhe te fikun
në grahmën
e mbrame…

Atdheu im,
me bijtë e vetë
që ikin si harabelat,
ku sytë-këmbët…

Toka, djerr
deti djerr
qielli terr…