Ballina Shëndet Pse i themi “shëndet” dikujt që teshtin?

Pse i themi “shëndet” dikujt që teshtin?

Sa herë që teshtijmë, dikush zakonisht na thotë “shëndet”.

E keni menduar ndonjëherë përse ndodh që dikush, i cili ndodhet në një ambient me ne, të reagojë menjëherë kur teshtijmë dhe të na urojë shëndet?

Në fakt, teshtima e ka origjinën në vitet 1346, në kohën e pandemisë së madhe të njerëzimit, murtajës, e cila u mori jetën miliona njerëzve në Evropë dhe Azi.

Teshtima ishte një nga shenjat e para të kësaj sëmundjeje të rëndë. Kjo është arsyeja përse sa herë dikush që teshtinte, njerëzit pranë tij i uronin shëndet, jetë të gjatë apo bekimin e Zotit.