Nuk është faji vetëm i regjimit, por dhe i njerëzve

Nga Sabah JEMISHTA

Pas rrëzimit të Diktaturës, pati një lloj katarsisi individual te shqiptarët jokomunistë dhe te disa komunistëve, që nuk ishin komunistë.
Të lodhur nga Diktatura monstër dhe nga lufta e klasave, iu dha jetë një ideje paqëtuese se, nuk ka qenë faji i njerëzve, por i regjimit. Kjo ide, gjallërohet dhe zë vend në shoqëri, sa herë jokomunistët vijnë në pushtet.
Komunistët fshihen për pak kohë. Shohin a do të merret kush me ta, a do t’i ndëshkojnë për krimet e kryera, për urrejtjen klasore, me të cilën janë të brumosur. Por kjo nuk ndodh. Liberalizmi i jokomunistëve, nuk ngjall as frikë, as rrezik. Atëhere komunistët, bëhen partizanët kryesor të idesë “Nuk janë fajtorë njerëzit, por regjimi “, dhe me metodat e tyre amorale, e blejnë pushtetin jokomunist, mbushin zyrat me njerëzit e tyre, dhe presin momentin për të marrë pushtetin politik.
Sapo rikthehen në pushtet, nxjerrin hanxharët e luftës së klasave, dhe vazhdojnë aty ku e kanë lënë, masakrën ndaj shtetit dhe qytetarëve. Jokomunistëve ju del gjumi, e kuptojnë çfarë kanë bërë dhe marrin turravrapin duke braktisur atdheun, pasi në pushtet janë rikthyer komunistët.
Këto vite të postdiktaturës në Shqipëri, tregojnë se nuk është faji vetëm i regjimit, por dhe i njerëzve, është faji i komunistëve. Pa u ndëshkuar fajtorët, faji fiton qytetari dhe riciklohet. Ky vend nuk mund të bëjë përpara, pa u ndalur dorën komunistëve që e tërheqin pas.
Deri të kuptojmë se komunisti, nuk është qenie që pranon dhe meriton lirinë, nuk ndertojmë dot demokraci.
Ndëshkimi i komunistëve, sot është urgjencë kombëtare.