Ballina Kryesore LETRA E BARDHË

LETRA E BARDHË

(Prozë poetike nga Ramadan MEHMETI)

Ky vend ka gurë e nuk ka tokë. Ku të kultivohen të lashtat e ushqimeve primare?
Madje, ky vend ka dhoma të tmerrshme ku mbyllen kundërshtarët e rivalët. Ka një arbitër, dy e tre… ku bëhet lojë, si për të mashtruar diellin të mos përplas rrezet këtej. Por, vallë, mashtrohet universi?
Nuk mashtrohet dot Letra e Bardhë.
Kot, trillohet se hidhet diçka në të. Secila pore e jetës rënkon për një faqe tekst. Malli është akoma dhe më i madh. Përvëlon dejt e gurit. Edhe rrënjët e shelgut e flokët e mbetur telave me gjemba.
Nuk i shihni , cilët janë flamujt e lirisë që kurrë nuk erdhi për ne?…