Akti i përkthimit si mjet universal artistik dhe urë ndërkulturore mes popujve

Nga Vilson Çulaj

(Refleksion për librin “Poetët ndezin vetëm llamba » të autores Valbona Jakova)

Historia e përkthimit është e lashtë, pothuajse sa vetë historia e gjuhëve, ngjajshëm me atë interpretimin parahistorik e gojor , “në fillim ishte fjala ‘’. Kur merr guximin të reflektosh për artin poetik dhe sensin e aftësine e një perkthyesje të talentuar, lexuesi vertikal qe ne fillim perballet me dy situata qe vetvetiu t’i imponon intuita spontane.

1.-Eshte euridiconi dhe pergaditja shkollore dhe kultura e larte studimore e autores në njërën anë.

Dhe 2.- Mjeshtria dhe shija artistike e poetike e autores Jakova që gjakon ëndrrën dhe urën lidhëse mes kombesh, duke i shërbyer kulturës nacionale përmes njohjes së gjuhëve të huaja.

Pra është fryma poetike që e udheheq autoren drejt misionit të saj që aq shumë di t’i shërbejë dialogut ndërkulturor e artistik mes kombeve.

Përzgjedhja e 21 poetëve nga kombe të ndryshme si italiane, ruse dhe amerikane është shenjë e njohurive të saj horizontale e vertikale për letërsinë, uni i saj letrar për të përzgjedhur drejt e thellësisht, është largmamësia e saj, jo për të imituar art, por për të krijuar art të mirefilltë, duke u bazuar në modele letrare të perkthimeve, të dëshmuara me shekuj, pa anashkalluar edhe pasuritë tona kombëtare e gjuhësore.

Këto janë armët artistike që përdor poetja Jakova në misionin e saj të shenjtë letrar për ta lidhur e për ta zënë dy kohësine, për t’i lidhur epokat, dhe për të dhënë kumtin se vetëm esencat e egzistencat letrare meritojnë admirim, kohë e përkushtim.

Është pra dashuria për gjuhën, poezinë, por edhe për kulturën që e udhëheq në dimensionet e saj autoren. Këtë e dëshmon edhe përkujdesja e saj për çdo nuancë kuptimore të çdo fjale e fjalie në poezitë përkatëse gjatë përkthimit.

Vërehet një përkushtim rikthyes e rishqyrtues gjatë procesit të përkthimit deri në detaje ku autorja Jakova poezine e përtej detrave e përtej kombeve e bën dhe e shdërron në simbiozë nacionale e mbinacionale, duke i dhënë kuptim gjuhësor e ndërgjuhësor.

Gjatë detektimit e perceptimit, përgjatë leximit të vëmendshëm vërehen nuanca muzikalitetiti, pasi në dritën e njohjes gjuhësore, Valbona di t’i japë kuptim çdo vargu e mesazhi në gjuhë të huaj, shërbyer ëmbël për veshët tanë metafizikë e poetikë. Një veçanti interesante te kjo poete është sensi empatik gjatë procesit të përkthimit. Ajo e ndjen poezinë në gjuhën e huaj përmes gjuhës së ëmbël shqipe. Përkthyesja Jakova bashkëkrijion me poetët e autorët e vargjeve, mbareshtron idetë e tyre deri në esenca e thellësi, për ta ndarë në fund mesazhin simbioz lexues – përkthyes- poet.

Autorja di ta eksplorojë fjalën e vargun poetik, përmes lijave të theksuara semantike duke gërmuar e rishqyrtuar thelbin e poezive të autorëve në fjalë deri në përpikeri . Dhe ta ndjekësh rrugën e Shën Jeronimit Ilir, Budit, Bardhit, Bogdanit, Kristoforidhi, Nolit, Kutelit, Agollit, Jorgaqit, Filipajt, Shllakut, Poradecit, Radit, Gjeçit, Mekulit etj, është po aq sfidante në makrokozmosin e magjisë gjuhësore ndërkulturore, dhe siç shprehet Umberto Eco: “zanati i përkthyesit është profesion që i përket së ardhmes, tregon rolin e rëndësinë e kulturës së përkthimit si një nevojë sublime. Dhe jo rastësisht po përmend disa cilësi te domosdoshme të një përkthyesi cilësor: Njohja e gjuhës tënde, njohja e gjuhës së huaj, njohuritë dhe kultura e madhe e leximit; të jetë i hapur me botën.

Pra kur je në shërbim të botës e ke fuqinë e të kuptuarit si një cilësi bazë për t’u bërë përkthyes i mirëfilltë,  si një “sine qua non” që zgjeron horizonte dhe ripërtërin mesazhe metafilozofike e metaletrare përtej kodeksit e kufizimeve të kulturës nacionale të letërsive përkatese.

Pra përkthyesi i mirëfilltë është skulptori i fjalës së gjallë të e tekstit letrar. Ai i rri besnik origjinalit të veprës, siç e kemi rastin me poeten e përkthyesen tonë të talentuar Valbona Jakova.

Pra përkthyesi i mirëfilltë është bashkëkrijues dhe bashkëinterpetues i tekstit letrar. Duhet të egzistojë një lloj flijimi bujar që të arrish përmes gjuhës së huaj të flasësh në gjuhën tënde. Duhet të kesh intuitën që shijen tënde letrare dhe frymën e ligjit ta derdhësh në kokat e të tjerëve pa imponime, si një shije universale që do tu rezistojë kohërave.

Besojmë ngultas se këtë mision e ka arritur edhe poetja, perkthyesja e studijuesja Valbona Jakova…e cila di ti rri besnik misionit të saj, si një trashëgimtare e denjë e këtij brezi që kur na shfaqet gjuha e Babelit, e sfidon gjuha e kultura e përkthimit…,si një cilësi shtesë e integrimit mbarëshqiptar, ndërnacional, e mbarëletrar… Urime e suksese!….

Klinë, më 10.06.2018