Ballina Kulinari Receta e ditës/Fileto gici me mjaltë

Receta e ditës/Fileto gici me mjaltë

Përbërësit:

1 fileto gici (1 kg)

2 mollë

50 gr gjalpë

50 ml vaj ullliri

100 gr mjaltë

1 lugë mustardë

200 ml verë

piper i kuq

fara finoku

kripë

piper

Përgatitja: Kriposim dhe piperosim fileton, presim dhe pastrojmë mollët. Hedhim te mjalti, kripë, piper, mustardë, piper të kuq, farat e finokut dhe vaj ulliri.

Skuqim në tenxhere mishin me vaj dhe gjalpë nga të gjitha anët dhe e shuajmë me verë. E vendosim në tavë e lyejmë me masën e krijuar, vendosim mollët dhe lëngun që lëshoi gjatë skuqjes.E pjekim për 40 minuta me 1800C.

E shërbejmë me mollët e pjekura dhe pak lëng.