Nga Shkëlqim Krasniqi
Duhet ta themi pa mëdyshje se Pranvera “Arabe ” tashmë i ka prishur parametrat e sigurisë të këtyre vendeve dhe prej kohësh këto vende janë përfshirë në luftra civile midis palëve duke prodhuar destabilitet dhe kaos, me pasojë një valë emigracioni për ti shpëtuar luftës kanë vërshuar drejtë Europës.Pikërisht kjo situatë e ka kthyer tashmë Europën në debatin midis vendeve antare ta pranojnë apo të mos e pranojnë zbatimin e kartës së Dublinit.Vendet: Hungaria Danimarka, Hollanda dhe Austria kanë shprehur qëndrimin kundër pranimit të qytetarve nga këto vende të përfshira në luftë. Zgjedhjet e fundit në Hungari,Austri dhe Itali prodhuan këtë tezë politike nga partitë që pretendonin pushtetin dhe fituan me kauzën ” jo emigrantë “. Gjermania dhe Franca, dy vende që krijuan Europën e bashkuar për të shpëtuar fatin e saj ditët e fundit kanë hedhur tezën e krijimit të kampeve të pritjes së refugjatëve në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.
Përballë kësaj kërkese këto vende si këmbim të hapjes së negociatave janë gati ta pranojnë e të kthehen vende pritëse për refugjatët .
Por çështja e pranimit është me rrezik për sigurinë kombëtare .
Duhet të pranojmë se kjo valë që pritet të vijë nuk janë gra, fëmijë, apo mosha e tretë të cilët prej vitesh janë sistemuar në vendet e BE, por janë luftëtarë të opozitës të këtyre vendeve, janë terrorristë të kamufluar, janë luftëtarë të cilët janë dërguar si ndihmë në krahë të opozitës, të cilët konsiderohen kontigjentë me rrezikshmëri të larta të afta për të prishur stabilitetin dhe sigurinë vendit .
Rastet sporadike në Francë, Angli këto kontigjente me veprimet e tyre terrorriste kanë prishur të gjitha parametrat e sigurisë, shembulli i Francës ku autoritetet përgjegjëse u detyruan për të ruajtur stabilitetin e vendit shpallën gjendjen e jashtëzakonshme për 6 – të muaj.
Po vendi ynë i vogël me ekonomi të dobët, me qytetarë që kërkojnë të largohen për shkak të varfërisë, me rritje të kriminalitetit për këto arsye, a munde të jetë në gjendje të pranojnë dhe të administrojë këtë valë refugjatësh me rrezikshmëri të lartë që janë eksportues të pasigurisë. Ne nuk kemi asnjë detyrim për të pritur refugjatë, më përjashtim të atyre Srianë me origjinë Shqiptare .
Jo ky shtet por qytetarët, shoqëria civile, opozita duhet të ngrihen si në rastin e Armëve Kimike dhe ta ndalojnë oreksin e shtetit të kapur i cili për të shpëtuar po tentojnë të krijojnë një situatë artificiale të padëshiruar e të rëndë pasigurie për jetën dhe ekonominë e Shqiptarëve.