Princi Leka Zogu I në Ceremonitë për Hilmi Haradinaj

Naltësia e Tij, Princ Leka II mori pjesë në Ceremonitë e Përcjelljes Mortore të Hilmi Haradinajt, baba i Ramush Haradinajt, i dy heronjve e tre gjeneralëve të Kosovës.

Princ Leka ka bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit Hilmi Haradinaj te Kulla Haradinaj në Gllogjan, mori pjesë në Mbledhjen Komemorative dhe në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Kryeministri Ramush Haradinaj e falënderoi Princin Leka Zogu II dhe bashkëshorten e tij, Elia Zaharia-ZOGU, për nderimet që ata i bënë familjes Haradinaj.