Një delegacion elitar nga Amerika, me z. Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit e z. Rrustem GECAJ – Nderi i Kombit, dy kontributorë e lobues të mëdhenj për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës dhe rindertimin e zhvillimin e saj, si dhe personalitete të tjera shqiptaro-amerikane, morën pjesë në Ceremonitë e Përcjelljes Mortore të Hilmi Haradinajt, baba i Ramush Haradinajt, i dy heronjve e tre gjeneralëve të Kosovës.
Delegacioni i Amerikës ka bërë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit Hilmi Haradinaj te Kulla në Gllogjan, morën pjesë në Mbledhjen Komemorative dhe ishin në varrezat e Kompleksit Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.
Kryeministri Ramush Haradinaj i falënderoi miqtë e shquar shqiptaro-amerikanë për nderimet e larta që ata i bënë familjes Haradinaj.