Sot Rilindja u shtua me dy çame

Nga Ylli Dylgjeri

Ndryshe nga çdo nënë që lind zakonisht trashëgimtarë të një geni, Rilindja sot është kthyer në një nënë laborator. Si ai kalliri i misrit OMGJ, me kokrra shumë ngjyrëshe, PS po e pasuron koloritin e saj. Ajo po birëson edhe trashëgimtarë të spektrit politik mbarë shqiptar…Rilindja ka sot në rradhët e saj veç
të kuqve, demokratë e republikanë, lsi-stë,
grekë e çamë, të bardhë e të zinj.
Sot Rilindja u shtua edhe me dy çame.
Çamëria së fundi edhe po s’u bashkua me Shqipërinë… po bashkohet me partinë.

Urime!