Ballina Personazh Burri me zemër sa bota!

Burri me zemër sa bota!

Nga Ilir KADIA

Ndale, ndale makinën! Ti bëjmë një foto! -i thashë Bislimit që para meje e shkrepi. Ishte një pamje e pazakontë! Mbrapa vargmalit me Dajtin mal kryesor një burrë ngarkuar me një vandak bar.Gra me barrë mbi shpinë kam ndeshur gjithandej Shqipërisë por një burrë?! Hera e parë. Edhe Tinka Kurtit ulur në ndenjësen krah shoferit i bëri shumë përshtypje. Bislimi zgjati kokën ta pyesë kinse se dinte sa larg është Funari. Rezi mbrapa Tinkës shihte burrin e mahitej. Unë solla në mendje Kiun që tre orë më parë e presantova me Tinkën dhe ai më tha në vesh nëse dinte shqip ajo. Kiu ka atë lokalin fare afër vendit humbi jetën me makinë Kol Olldashi. Është bërë i pasur por me pyetjen për Tinkën ma uli kokën.
Nejse! Bislimi ndali makinën tek këmbët e burrit nga Funari.
Sa larg jemi nga fshati, e pyeti burrin e ngarkuar me bar për bagëtinë. Burri u afrua edhe më afër Tinkës. Kish një buzëqeshje të ëmbël e sy dashamir. Pa shih, pa shih! Artistja e Madhe mes nesh! -tha ndërsa mbështeti dorën sipër derës të makinës. Tinka i bëzëqeshi dhe ja përkëdheli shpinën e dorës burrit ngarkuar si grua me zemër e shpirt sa bota!
Çfarë njeriu!

Kudo jetojnë njerëz! -thashë e i lëvdova fatin e madh të jetës asaj grua që e kish burrë këtë njeri të mirë.