Varri monumental i Kostandin Kastriotit në kishën S. Maria Nuova të Napolit

Nga Ilia KARANXHA

Në foton e mëposhtëme është vari monumental i Kostandin Kastriotit (1477-1500) në kishën S. Maria Nuova të Napolit të cilin Donika Kastrioti -Skënderbeu e ngriti për kujtim dhe nderin e nipit të vet. Ky objekt i rëndësishëm arqitektonik e monumental nuk është krejt i pa njohur nga historiografia shqiptare por ajo që nuk dihet e nuk është thënë asnjëherë është epitafi të cilën Donika ja dedikovi nipit të vet me këto fjalë:

Costantino Castriota qui è sepellito, il quale per sangue et
parentela Reale, et Imperiale chiaro; e per il candore di
costumi nobile, per dignità Pontefice d’Isergnia, mentre ben
vive avanti tempo more, Andronica Cominata Ava Paterna all’ottimo nepote fece questo sepolcro nell’anno
millecinquecento.

Këtu u varos Kostandin Kastrioti, i cili prej gjaku dhe farefisnie të kulluar Mbretëror e Perandorak; me dlirësinë e  zakoneve fisnikërore; për dinjitetin Papnor të Isernias,
ndërsa jeton më së miri vdes përpara kohës, Andronica Comniata, gjyshja nga ana e të jatit, më të mirit nip i bëri këtë var në vitin
njëmijëepësëqind.

Ja pra e shoqja e Skënderbeut e ndjente vehten me gjak të kulluar mbretëror dhe perandorak e po kështu edhe
Volterano që nuk i shmangej frymës humanistike të kohës nuk do të nguronte ta konsideronte Skënderbeun se: pa pikë dyshimi, ishte një pasardhës i denjë i Pirros dhe mbante me të drejtë emrin e Aleksandrit.

Morali i favolës : Ndersa familja Kastrioti e mbante vehten me origjinë mbretërore e perandorake (nuk futemi në detaje se qysh e pse) e po kështu e konsideronin dhe e respektonin edhe bashkëkohësit ne i nisim konferencat për nder të Skëndërbeut në 550 vjetorin e vdekjes së tij me tema : Ishte Skënderbu një udhëheqës fshatarak ?……