Nga Patrik SADIKAJ
Kur të mundesh,
Sot, nesër, pas njëqind vitesh…
Hajde e më merr në krahë
Nëse mundesh një ditë,
qoftë edhe në një jetë tjetër
Hajde të të marr edhe unë ty
Kur të duash,
pak rëndësi ka se kur
Hajde e më përqafo vetëm njëherë
Kur zemra të të rrahë për mua,
qoftë edhe nga urrejtja
Hajde me vrap tek unë,
diellin do ta vjedh e ty do ta jap