Pranë bustit të Havzi Nelës jemi te tre: Flamur Hoxha – sponsor i Revistës “Illz”, revistë letrare e Tiranës, Izet Duraku, drejtor i revistës, Rexhep Shahu kryeredaktor i saj.
Revista “Illz”, nr 14 do të jetë numër special kushtuar shkrimtarëve të varur, të pushkatuar e të vdekur burgjeve. Në ballinën e parë do të jetë poeti i varur Havzi Nela, në ballinën e pasme do të jenë dy poetët e pushkatuar të Librazhdit, Vilsoni e Genci.
Ky numr reviste do të mbështetet pjesërisht nga Bashkia Kukës, në bazë të urdhërit të kryetarit Bashkim Shehu, nr. prot 125/1, datë 13 mars 2018,- shkruan Rexhep Shahu në faqen e tij në FB.
Flamur Hoxha do të jetë sponsori i librit me esete që mbajtën shkrimtarët në Kukës në sesionin përkujtimor për poetin martir Havzi Nela. Në këtë libër do të përfshihen edhe esetë e shkrimtarëve të tjerë të ftuar por që për arsye të justifikueshme nuk ishin të pranishëm.
Ky libër Shkrimtarët për Havzi Nelën do të promovohet më 10 gusht në pelegrinazhin e shkrimtarëve tek shtëpia e Havzi Nelës.